Propaganda ‘qesharake’ e Aleksandar Vuçiqit | Paraqitja si shpëtimtar ose viktimë e komploteve të shumta

    Sipas faqeve të para të gazetës serbe Informer, gjatë vitit 2021, presidenti Aleksandar Vuçiq zakonisht kishte dy role – shfaqej si shpëtimtar ose si viktimë e komploteve të shumta.

    Kur është fjala për këtë të fundit, media pro-regjimit të Vuçiqit “i mbijetoi” gjithçkaje këtë vit, ata u përgatitën për rrënimin e tij, sulmin në zemër, atentatin, pushkatimin dhe në kokën e tij punuan shumë njerëz: opozita, shtete e huaja, klani Belivuk, ish-presidenti i FSS-së, Slavisa Kokeza, kryetari i Gjykatës së Lartë, Aleksandar Stepanoviq, drejtori Goran Markoviq, të huaj dhe manjatë.

    Njoftimet dramatike për vrasje dhe rrënime të dhunshme në faqet e para të Informerit, këtë vit ishin mesatarisht të paktën një herë në muaj.

    Titulli i fundit, për shembull, është për armikun kryesor të qeverisë në Serbi dhe kështu Vuçiq e ka armik presidentin e Shteteve të Bashkuara, Joe Biden.

    Vetëm një ditë më parë armik ishte Markoviq. Informer pretendon se ai e ka kërcënuar Vuçiqin me të shtëna, por sipas tij “kjo nuk është e vërtetë”,

    “Nëse josh terrorin e hapur, atëherë do të shkaktojë vetorganizim të njerëzve dhe rezistencë të nëndheshme. Megjithatë, shpresoj që Vuçiq ta ketë para syve fundin e Nikolae Çausheskut dhe të tërhiqet pa gjak, të cilin Informer e interpretoi si kërcënim me ekzekutim”, tha Markoviq në një intervistë për Novi Magazine.

    Ballina të tilla dhe të ngjashme ka pothuajse çdo muaj.

    Në dhjetor, gazetarët bënë një “luftë speciale” kundër Vuçiqit pasi KRIK raportoi shkrimet e medias italiane La Republika, se djali i Vuçiqit, Danilo ishte menaxher i futbollistit Dushan Vlahoviq.

    Në nëntor, “amerikanët punuan për kokën e tij” dhe shtatori shënoi “sulmin e tij në zemër”.

    Në gusht, opozita kishte edhe një herë synime të ndyra kundër Vuçiqit dhe mbi shpinën e djalit të tij Danilo.

    Në maj, qershor dhe korrik u shkrua për planet e klanit Belivuk për ta vrarë atë, si dhe planet e manjatëve dhe të huajve për të marrë pushtetin.

    Në shkurt dhe mars, përveç klanit, keqbërës ishin edhe ish-kryetari i Federatës së Futbollit të Serbisë, Slavisha Kokeza, ish-sekretarja e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Diana Hrkaloviq dhe kryetari i Gjykatës së Lartë në Beograd, Aleksandar Stepanoviq.

    Fjala vjen, pretendimet se klani Belivuk po përgatitë vrasjen e Vuçiqit nuk janë të bazuara – një gjë e tillë nuk thuhet në aktakuzën kundër këtij grupi kriminal, të ngritur në korrik të vitit 2021. Belivuk dhe rreth 30 anëtarë të tjerë të grupit të tij janë akuzuar për disa akuza për vrasje të rëndë, rrëmbim, torturë, përdhunim, trafik droge dhe armëmbajtje pa leje.

    Ky tabloid pro regjimit, është veçanërisht në favor të Vuçiqit, i cili në Informer shfaqet ekskluzivisht në një kontekst pozitiv dhe shpesh në rolin e viktimës. Kështu jo vetëm këtë vit, por edhe vitet e kaluara, siç tregojnë analizat vjetore të faqes e cila merret Raskrikavanje.

    Për të në vitet e kaluara shkruhej në mënyrë të ngjashme – si një burrë shteti trim që kujdeset për të gjithë, qëndron krah për krah me shtetarët botërorë, sjell armë dhe investime në Serbi dhe paraqet frikë dhe dridhje për armiqtë tanë – shqiptarët. Në të njëjtën kohë, shumë i urojnë atij dëm, duke përgatitur prishje dhe madje edhe vrasje. /KP/

    Lajmi Paraprak

    Kurti fajsëson qeveritë e kaluara për krizën energjetike në vend

    Lajmi i rradhës

    Tetovë, vazhdojnë të qëndrojnë nëpër lokale pa certifikatë vaksinimi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë