Propozim-ligji për amnisti dorëzohet në Kuvendin e RMV-së

    Qeveria e RMV-së e ka dorëzuar në Kuvend propozim-ligjin për amnisti, informojnë nga kabineti i kryetarit të Kuvendit.

    Propozim-ligji është propozuar të miratohet me procedurë të shkurtuar, ndërsa ai tashmë është dorëzuar tek të gjithë deputetët nga ana e kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi.

    Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, është kërcënuar se do ta braktisë seancën e Kuvendit, nëse propozim-ligji për amnisti sillet me flamur evropian.

    Dje kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, tha se deputetët e partisë së tij do ta lëshojnë Kuvendin nëse propozim-ligji për amnisti sillet në Kuvend me flamur evropian.

    Lajmi Paraprak

    A është supa ushqimi i duhur kur keni ethe?

    Lajmi i rradhës

    Mjekët në Manastir paguheshin për kujdestari edhe kur nuk punonin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë