“Propozimi francez është precedent i rrezikshëm”

    Ish ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov në një intervistë për TV N1 nga Beogradi deklaroi se propozimi francez për zgjidhjen e kontestit mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë është precedent i rrezikshëm dhe hap mundësi që Sofja ta bllokojë dhe shantazhoj Shkupin gjatë tërë procesit negociues, njoftoi korrespodenti i MIA-s nga Beogradi.

    Sipas Dimitrovit, Parisi ka lejuar që çështjet bilaterale me Bullgarinë të hyjnë në kornizë negociuese, ndërsa kontesti me Sofjen ka të bëjë me gjuhën, kulturën dhe historinë maqedonase.

    “Mendoj se kjo vetëm na largon nga ajo që procesi duhet të jetë, demokratik dhe reforma ekonomike, kritere të Kopenhagës. Atë që e kemi është qorrsokak”, deklaroi Dimitrov për N1. Siç tha ai, sjellja e Bullgarisë është në kundërshtim me parimet thelbësore evropiane, të cilat përfshijnë respektim të dallimeve gjuhësore dhe kulturore të kontinentit.

    Lajmi Paraprak

    Biznesi rritet, ankesat përsëriten

    Lajmi i rradhës

    Debati për interpelancën ndaj Xhaferit | BDI i kundërpërgjigjet opozitës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë