“Propozimi i rishikuar francez i mundëson RMV-së hapjen e negociatave me BE-në”

    Komisioni Europian vlerëson se është koha për vendime të përgjegjshme dhe të ecet para me procesin e integrimit.

    Zëdhënësja e KE-së tha se Brukseli e ndjek situatën në Shkup, ndërsa bëri thirrje që partitë politike të veprojnë në mënyrë konstruktive.

    Sipas Pisoneros propozimi i rishikuar francez i mundëson Maqedonisë së Veriut hapjen e negociatave me BE-në.

    “I ndjekim nga afër zhvillimet në Maqedoninë e Veriut. Për ne tani është koha për vendime të përgjegjshme me qëllim që procesi negociues të shkojë para. Propozimi i rishikuar francez e mundëson pikërisht këtë. Në i bëjmë thirrje të gjitha partive politike të veprojnë në mënyrë konstruktive në interes të qytetarëve, të cilët tanimë një kohë të gjatë presin rrugën drejt BE-së.  Propozimi i presidencës franceze i merr parasysh të gjitha interesat dhe shqetësimet”, tha Ana Pisonero, zëdhënëse e KE-së.

    Lajmi Paraprak

    “Rindërtimi mund të arrijë 750 miliardë dollarë, rusët duhet ta paguajnë faturën”

    Lajmi i rradhës

    Paralajmërojnë Odat Ekonomike: Çmimi i ri i energjisë elektrike do të mbyll shumë kompani

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë