Protesta në Koçan, prindërit e viktimave: policia nuk ndërhyri në kohë

    Familjarët dhe të afërmit e viktimave të zjarrit në diskotekën “Pulse” në Koçan së bashku me qindra qytetarët sot për herë të tretë dolën në marsh protestues nëpër rrugët e qytetit.

    Në heshtje, qytetarët që mbanin në dorë fotografitë e viktimave, ecën nga Parku i revolucionit drejt qendrës tregtare, Komunës së Koçanit, policisë dhe Gjykatës Themelore. Marshi ishte titulluar “Reagimi i vonuar”, ndërsa prindërit e viktimave thanë se, policia nuk ka intervenuar me kohë dhe kërkuan përgjegjësi.

    “Fëmijët tanë u vranë nga babëzia, drejtësia duhet të dalë në shesh”, thanë familjet e viktimave të tragjedisë, e cila ndodhi më 16 mars të këtij viti.

    Prindërit e viktimave akuzuan: “Policia nuk ka ndërhyrë në kohën e duhur”.

    Zjarri në diskotekën Pulse u shkaktua më 16 mars, ku humbën jetën 62 persona dhe u plagosën 193, 25 prej të cilëve fëmijë. Dhjetëra prej tyre akoma po trajtohen në spitalet e vendit dhe jashtë.

    Hetimet për tragjedinë vazhdojnë dhe mbi 60 persona janë nën hetim.

    Lajmi Paraprak

    VLEN hedh poshtë çdo mundësi bashkëpunimi në zgjedhje me Taravarin

    Lajmi i rradhës

    Serbia, “caku” kryesor i fushatës ruse për dezinformim në Ballkanin Perëndimor

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë