Banorët e Koçanit kërkojnë liri për të arrestuarit që shpëtuan të rinjtë në diskotekën “Pulse” në Koçan, ku të dielën shpërtheu zjarri i madh, në të cilën humbën jetën 59 persona, përcjell Nistori.
Një grup qytetarësh kanë shprehur mbështetjen e tyre për personat e arrestuar, disa prej të cilëve edhe roje sigurie në objekt, duke kërkuar lirimin e tyre.
Në tubimin në Koçan, qytetarët kanë reaguar të revoltuar ndaj policisë, duke theksuar se është e turpshme të kërcënohen qytetarët e Koçanit që po protestonin për tragjedinë.
Një nga personat në shesh tha se është thirrur në stacionin policor, ku është identifikuar si organizatori kryesor i protestave dhe dhunës.
Deri më tani janë arrestuar 18 persona dhe 16 janë ndaluar. 14 persona janë dënuar me 48 orë paraburgim. Gjithsej janë intervistuar 71 persona, prej të cilëve 42 në Shkup dhe 29 në Koçan. /Nistori/