Protesta në Paris, pas vrasjes së 17-vjeçarit nga policia i cili refuzoi të ndalej në trafik

    Protestat dhe trazirat shpërthyen në rajonin e Parisit gjatë natës pasi policia qëlloi për vdekje një 17-vjeçar, i cili nuk ndaloi kur u urdhërua nga policia e trafikut.

    Një video që qarkullon në rrjetet sociale tregon një oficer policie që i drejton armën shoferit të një makine, përpara se të dëgjohet një e shtënë. Makina më pas përplaset për të ndaluar.

    Adoleshenti, i quajtur Naël M, ka vdekur si pasojë e plagëve të plumbave në gjoks, pavarësisht ndihmës së urgjencës.

    Oficeri i akuzuar se e qëlloi 17-vjeçarin është arrestuar me akuzën e vrasjes.

    Naël M është personi i dytë këtë vit në Francë që vritet nga të shtënat e policisë gjatë një ndalimi trafiku. Vitin e kaluar, një rekord prej 13 personash vdiqën në këtë mënyrë.

    Sipas gazetës Le Monde, policia fillimisht sugjeroi që adoleshenti e drejtoi makinën e tij drejt tyre me qëllim që t’i lëndonte.

    Në anën tjetër, videot në rrjetet sociale që duket se tregonin protestat afër Parisit ngjanin me një terren lufte.

    Lajmi Paraprak

    Shpëtoni nga mushkonjat në mënyrë natyrale

    Lajmi i rradhës

    Pse Edi Rama i kundërvihet Albin Kurtit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë