Protestë kundër deponisë ilegale në Bukovë, qytetarët kërkojnë dislokimin e menjëhershëm të saj

    Me bllokimin e hyrjes së deponisë Bukovë ku sillen mbeturinat nga Ohri, banorët e vendbanimeve përreth sot kanë protestuar duke kërkuar që ky vend të mbyllet dhe të pastrohet. Nëse diçka nuk ndërmerret, atëherë do ta bllokojnë një muaj të plotë. Më shumë se dy javë deponia digjej kurse aroma e keqe ndjehet deri në Ohër.

    “Kërkojmë nga autoritetet që të marrin hapa dhe të lirohemi nga këto deponi. Ujërat nëntokësorë, në të djathtë prej nesh shkojnë në liqenin e Ohrit. Ujërat nëntokësor nga lartësitë atje derdhen në burimin e Krushevës kurse Prespa nuk e di çfarë pi”, tha Kërste Trajçevski- qytetar.

    “Erë e padurueshme, sidomos kur ndizet edhe plastika. Këtu 2-3 kilometra përgjatë rrugës kryesore duhet të ndizni dritat sepse nuk mund të kaloni”, deklalroi Dimitrija Trajkoski, qytetar.

    Qytetarët thonë se është shtuar shumë edhe numri i të sëmurëve nga kanceri. Dhe sipas tyre, shkak për këtë është edhe deponia.

    “Nga të gjitha fshatrat më së shumti ka pësuar fshati Krushje. Kemi shumë të sëmurë nga kanceri. Para dy muajve më vdiq një mik nga kanceri në mushkëri, para gjashtë muajve vdiq një tjetër, po ashtu nga kanceri në mushkëri. Kanë vdekur edhe shumë të tjerë. Nuk merret frymë. Ngjituni deri atje lartë dhe të shihni çfarë tymi ka…”, u shpreh Pece Stojçeski, qytetar.

    Deponia në Bukovë, sipas kërkesës së UNESKO-s duhej të ishte mbyllur që në vitin 2020, por shteti këtë nuk e bëri. Nga Ndërmarrja komunale e Ohrit thonë se problemet me zjarrin ndodhin sepse në deponi hyjnë njerëz të paautorizuar dhe ndezin zjarre për t’i ndarë plastikën dhe hekurin që më pas i shesin./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Bletari 7-vjeçar me 50,000 bletë

    Lajmi i rradhës

    SHBA s’komenton pohimet e antikorrupsionit: Autostradat, çështje e brendshme

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë