Protestojnë pemëtarët nga Prespa, Ohri dhe Manastiri

    Me dy orë bllokim të rrugëve, pemëtarët nga Prespa dhe rajoni më i gjerë kanë shprehur sot pakënaqësinë e tyre pasi Qeveria edhe pas 6 viteve vonon me pagesën e dëmeve. Ata janë ende në pritje të parave nga fatkeqësitë për shkak të motit në vitin 2016 dhe pjesërisht nga viti 2017- 2018. Por kjo nuk ndodhi edhe pse u ishte premtuar se do t’i merrnin paratë pas rishikim të buxhetit në korrik të këtij viti. Ata sot i dhanë ultimatum Qeverisë.

    “…Afati i fundit është 29 gushti. Përndryshe, ne jemi të detyruar dhe nën presion nga përmbaruesit, borxhet nëpër farmacitë bujqësore, për 1, 2 apo më shumë vite, andaj do të vazhdojmë protestat”, u shpreh Lube Pampuloski- kryetar i Shoqatës së pemëtarëve.

    “E gjithë kjo të ndodhë brenda 48 orëve. Paratë duhet të kalojnë në llogarinë e komunës së Resnjës, në të kundërtën protestat do të bëhen më radikale…”, tha Stevço Radeski-prodhues i mollës.

    Nëse institucionet i shpërfillin, atëherë pemëtarët paralajmërojnë se do të vijnë para Qeverisë në Shkup me makineri bujqësore. Po ashtu, ata kërkojnë që deri në fund të këtij viti t’u paguhet kompensimi për dëmet vitin e kaluar ndërsa subvencionet për naftën e gjelbër t’i marrin në fillim të shtatorit.

    “Shpenzimet janë rritur shumë. Mëditjet e punëtorëve, preparatet, plehrat janë shtrenjtuar nga 50 në 150%. Vitin e kaluar, nëse prodhimi i mollëve ishte 10,8 denarë, tani është mes 16 dhe 18 denarë”, deklaroi Turxhan Zejneloski- pemëtar.

    Edhe këtë vit nga breshëri janë prekur rreth 500 hektarë, por fatmirësisht pjesa tjetër e plantacioneve ka cilësi të shkëlqyer. Të korrat priten të janë rreth 120 mijë tonë mollë. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Putin nënshkruan dekretin për të rritur numrin e forcave ushtarake ruse

    Lajmi i rradhës

    Prokuroria: Nuk ka akuzë ndaj Ruskovskës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë