Protokollet e udhëtimit kanë kufizuar vlefshmërinë e certifikatave të vaksinimit për të hyrë në BE

    Tani doza e dytë nuk do të jetë e vlefshme për të hyrë në shtetet e BE-së, dhe nëse nuk e keni dozën e tretë do të jeni të detyruar të bëni një test PCR apo antigjen të shpejtë. Shtetasit tanë që do të udhëtojnë në Greqi, përpos saj mund të hynë edhe me vërtetim se brenda 180 ditësh ishin të infektuar.

    “Nga sot në Greqia mund të hyni me certifikatë vaksinimi evropian me dy doza, nëse nuk keni kaluar 9 muaj nga doza e dytë. Por nëse kanë kaluar më shumë se 7 muaj, vizitorët nuk do të ketë mundësi në ambiente të mbyllura, si në ambiente hotelierike, brenda qendrave tregtare, banka, kinema e teatro”, thonw nga Qeveria e Greqisë.

    Ndërkaq në vendin tonë autoritet nuk e kanë në rend dite shqyrtimin e certifikatave të vaksinimit. Nesër do të mblidhet Komisioni për Sëmundje Infektive. Ata thonë se kjo do të demotivonte qytetarët për tu vaksinuar. Për epidemiologun në pension Stojanov, imunizimi vetëm se ka stagnuar në 40% e popullsisë dhe rrallë kush që merr më dozën e parë. Ish kreu i SHQP-Shkup tha se doza tretë patjetër të merret pasi ka jetëgjatësi të pakufizuar për imunizim. Ai theksoi se ne ende po përballemi me pikun e Omikron.

    “Gjithkund e kanë problemin e njëjtë kështu që kjo do të zgjasë. Unë jam absolutisht për dozën e tretë, maska të barten në ambiente të mbyllura, por maska edhe nëpër shkolla për nxënësit. Tani shifrat ende janë të larta si të vdekurve ashtu edhe të infektimeve, nuk jemi edhe aq që të lirohemi”, thotw Aleksandar Stojanov, Epidemiolog.

    Në vende të ndryshme të botës përkundër shifrave të larta, masat kufizuese janë ulur në maksimum. Spanja, Franca, Britania Madhe, Danimarka e të tjera kanë vendosur ti heqin detyrimet për bartjen e maskave dhe puna nga distanca mos të jetë e detyrueshme.

    Që sot Izraeli ka vendosur të heq kërkesën për certifikata të vaksinimit. Shumë prej tyre e shohin fundin e pandemisë me të përfunduar vala e omicron dhe gripi sezonal, që pritet ta unifikojnë një vaksinë të vetme kundër tyre. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Qeveria justifikon ASK-në për mosrespektimin e Ligjit për Shtetësi

    Lajmi i rradhës

    Qeset e plastikës – të paguhen apo të zhduken?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë