PRSD pranon propozimin francez

    Bordi eksekutiv i PRSD-së, ka vendosur që të pranojë kompromisin “Propozimin francez” për zgjidhjen e kontestit me Republikën e Bullgarisë, dhe fillimin e negociatave me BE-në, duke patur parasysh, siç thonë nga partia, momentumin politik në të cilën gjendet Maqedonia e Veriut, e vendosur para sfidave strategjike prej të cilave varet dhe e ardhmja e drejtimit në të cilën gjendet shteti.

    “Ky propozim është në kornizat e Marrëveshjes së Fqinjësisë dhe bashkëpunimit mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë nga gushti i vitit 2017 dhe rezolutën për vërtetimin e pozitave shtetërore maqedonase në kontekst të bllokadës të integrimeve evropiane nga korriku 2021. Me këtë propozim, gjuha maqedonase si shenjë më e rëndësishme e identitetit ngelet gjuhë e barabartë në Bashkimin Evropian dhe dokumentacioni i përgjithshëm i BE-së do të përkthehet në gjuhën e koduar maqedonas, e gjuha maqedonase do të jetë një prej gjuhëve zyrtare të BE-së”, thuhet në komunikatën e PRSD-së.

    Lajmi Paraprak

    Vazhdon protesta para Qeverisë

    Lajmi i rradhës

    NATO nënshkruan protokollet për pranimin e Suedisë dhe Finlandës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë