Pse do të dështonte një samit BE-Rusi

     Mark Galeotti

    “The Spectator”

    Kur Emmanuel Macron dhe Angela Merkel propozuan në mënyrë të njëanshme një samit të Bashkimit Evropian me presidentin rus Vladimir Putin, ata arritën të shkaktonin një përçarje të madhe në kontinent në lidhje me politikën që duhet të ndjekë BE-ja ndaj Rusisë.

    Nuk kaloi shumë kur Macron dhe Merkel u detyruan të bënin një prapa-kthehu të turpshme, kryesisht për shkak të presionit nga vendet e Evropës Qendrore, duke hequr dorë nga ideja e samitit. Të dy udhëheqësit botërorë, theksuan se nuk ishte koha e duhur për një samit, se BE-ja është e ndarë mbi qëndrimin ndaj Rusisë.

    Dyshohet se me këtë lëvizje Macron dhe Merkel, donin të imitonin suksesin e samitit të fundit të Joe Biden me Vladimir Putin. Sigurisht që nuk dukej se ata kishin në mendje një axhendë specifike dhe të arsyeshme.

    Në përgjithësi më shumë diplomaci është më mirë sesa më pak, por samitet janë “kafshë” shumë të ndryshme. Virtyti i tyre i vërtetë është në fillim dhe në fund të proceseve, ose kur ndonjë marrëveshje është thuajse e përfunduar dhe drejtuesit duhet të arrijnë kompromiset përfundimtare, ose kur ekziston një ngërç absolut, dhe duhet bërë diçka për të shtensionuar situatën.

    Kjo e fundit ishte qartazi e vërtetë për samitin Biden-Putin në Gjenevë. Dhe ndërsa mbetet të shihet nëse bisedimet do të çojnë diku, të dy presidentët sinjalizuan qartë për njerëzit e tyre, se duhet të rinisnin negociatat rreth stabilitetit strategjik, të cilat ishin shtyrë për vite me radhë.

    Suksesi tjetër i Biden, ishte fakti që kur ngriti problemin e të drejtave të njeriut në takimin me Putinin, ai e bëri të qartë se kjo ishte një bisedë rreth fushave praktike me interes të përbashkët. Bashkimi Evropian pretendon të jetë një fuqi normative: A mund të bëjë ai kompromise të ngjashme morale?

    Tek e fundit, blloku evropian nuk ka asnjë linjë të përbashkët mbi Rusinë, përtej dëshirës që Putini të ishte pak më pozitiv, pra më pak Putin nga sa është. Italianët dhe austriakët, të cilët kanë lidhje tradicionale me Rusinë dhe lidhje të forta tregtare, e mbështetën nismën e një samiti.

    Refuzimi më i fortë erdhi nga Evropa Qendrore, vendet e së cilës ose kanë qenë pjesë e Bashkimit Sovjetik,ose kanë përjetuar dikur kontrollin e ushtrisë së Traktatit të Varshavës. Por as ky vështirë së është një bllok monolit. Për shembull, Bullgaria ndien një lidhje më të madhe historike me Rusinë.

    Dhe Victor Orban i Hungarisë gëzohet kur luan me dy porta, midis Brukselit dhe Moskës. Gjithsesi, ka pak të ngjarë që këto vende të kishin një qëndrim të zbutur ndaj lojërave ruse, siç dëshmohet së fundmi edhe nga gatishmëria e Pragës për t’u përplasur fort me Moskën, në një lloj grindje diplomatike për shkak të sulmet terroriste të zbuluara së fundmi në një depo armësh në Çeki në vitin 2014, pas së cilës dyshohet se qëndron shërbimi sekret ushtarak rus.

    Por ka edhe një dimension pragmatik. Për shembull, Polonia e përdor statusin e saj të vetë-shpallur si një udhëheqëse në luftën kundër aventurizmit rus, për të kompensuar mosmarrëveshjet e saj kulturore dhe politike me Brukselin.

    Por kjo qasje është në rrezik tani që iniciativa e Merkel dhe Macron justifikon supozimet ruse në lidhje me BE-në. Disa vjet më parë një diplomat rus po më shpjegonte linjën e partisë në lidhje me Moskën që dëshiron marrëdhënie të mira me Bashkimin Evropian.

    Unë nuk e di nëse ka vërtet të bëjë BE-ja. Rusët e kanë të vështirë ta besojnë se BE ekziston realisht si një entitet më vete. Në vend të ndonjë sipërmarrje të përbashkët drejt një qëllimi të përbashkët, rusët priren të mendojnë se unioni është thjesht një arenë në të cilën shtetet individuale luftojnë për interesat e tyre kombëtare.

    Kjo është një nga arsyet pse ata janë kaq shumë të gatshëm ta injorojnë apo edhe të poshtërojnë hapur BE-në, siç u pa në trajtimin që i rezervuan Josep Borrell, shefit të politikës së jashtme, gjatë vizitës që ai kreu në fillim të këtij viti në Moskë.

    BE duket si një shënjestër e sigurt, ndërsa Moska përqendrohet në marrëdhëniet dypalëshe me shtete të veçanta. Jo vetëm që atje ka më shumë mekanizma ndikimi, por Rusia supozon se aty gjendet edhe fuqia e saj.

    Samiti që propozuan Macron dhe Merkel, synoi ironikisht të zhvendoste theksin nga marrëdhëniet dypalëshe në dialogun e ripërtërirë BE-Rusi. Gjithsesi, përpjekja e tyre për të anashkaluar pjesën tjetër të bllokut i la vendet më të vogla, sidomos ato që ndihen më të rrezikuara nga presioni rus, të tmerruara nga kjo qasje pasi rrezikon ta sinjalizojë Moskën se nëse Rusia mund të ketë në krah Parisin dhe Berlinin, kjo do ta detyrojë pjesën tjetër të Evropës të vihet në rresht.

    Nuk është çudi që Evropa Qendrore reagoi aq fort kundër këtij propozimi- dhe provoi se edhe një aleancë franko-gjermane, nuk është gjithmonë e mjaftueshme për ta mbajtur Evropën në vijë.

    Lajmi Paraprak

    Sa larg mund të shkojë civilizimi ynë?

    Lajmi i rradhës

    A është identiteti kombëtar një gjë e së kaluarës?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë