Pse Ministria e Arsimit nuk e zgjidh problemin me diplomat e nxënësve të medresesë?

    Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe gjatë pyetjeve të deputetëve në Kuvend kritikoi ashpër Ministrinë e Arsimit në lidhje me qasjen ndaj problemit të nxënësve të Medresesë “Isa Beu” në Shkup, të cilët nuk kanë të drejtë të regjistrohen në fakultetet në RMV.

    “Janë rreth 180 maturantë që nuk kanë të drejtë të regjistrohen, rreth 550 nxënës të Medresesë Isa Beu të cilët vetëm e kryejnë shkollimin e mesëm dhe për shkak të mos pasjes së akreditimit nuk kanë të drejtë të regjistrohen në universitetet shtetërore. Paradoksi më i madh, shteti i Turqisë i pranon, mund të regjistrohen në Turqi, nuk mund të regjistrohen në universitetet e këtij shteti.” – theksoi deputeti.

    Snopçe tha se ASh-ja do të nis iniciativë për pranimin e diplomave nga ana e shtetit. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Ndryshimet klimatike po e godasin pamëshirshëm biodiversitetin në Maqedoni

    Lajmi i rradhës

    Biznesi rritet, ankesat përsëriten

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë