Pse produktet vendore kushtojnë më shumë se ato të huaja?

    Në tregjet e gjelbra të vendit kanë nisur të shiten fruta-perimet e kultivuara në vend. Pavarësisht që blerësit më shumë i dëshirojnë prodhimet vendore ato mbajnë ¬çmim të dyfishuar kundrejt atyre të importuara nga jashtë. Ajo që më shumë të bie në sy është domatja. Siç thanë disa nga shitësit në tregun e Butelit, një kilogram domate nga Strumica ose Kоçani është 120 ose 150 denarë, ndërsa ato të importuara rreth 60 ose 70 denarë.

    “Më i miri 150 den, më i mirë, më cilësor. 120 den më i imët ndërsa të tjerat 150 den. Blerësit kërkojnë më cilësore, ai që është i lirë nuk harxhohet, e mbaj për shkak të blerësve që kërkojnë më lirë. Tani më shumë kërkohen trangujt, janë shumë lirë dhe ato harxhohen”, tha një shitës.

    “Nuk i dua të importuara, kryesisht këto që i sjellin nga fshatrat për rreth, domate, speca, fidanë. Kur shoh që janë të importuara nuk i blej. Sigurisht që bëj kujdes se çfarë ha, patjetër të bëj. Për një punëtor mesatar është shtrenjtë ndërsa shumë janë mesatar”, tha një blerës.

    “Zonjë, çfarë bletë tani? Pak speca. Si janë çmimet? Lart e më lartë, të larta. Çfarë të të them, për ne pensionistët e di si janë çmimet, edhe në gjysmë ti zbresin sërish janë shumë. Keni kujdes ¬çfarë bleni, dëshironi prodhime vendore? I dua prodhimet vendore por ato janë më të shtrenjta kundrejt atyre të importuara prandaj jemi të detyruar ti blejmë ato që I importojnë”, tha një blerëse.

    Shitësit thonë se shpesh herë punojnë me humbje për shkak të prishjes së shpejtë të fruta perimeve. Madje, disa prej tyre ankohen për moskompensimin e dëmëve bujqësore të vitit të kaluar.

    “Nuk qëndrojnë, dy ditë ose tre ditë sepse të gjitha janë me pesticide, nuk qëndrojnë. Shpesh ndodhë edhe me humbje të punoni? Shpesh, spinaqi dy ditë i ka bë edhe është vyshkur. Njëjtë edhe sallata e gjelbër, po i bën dy ditë nuk qëndron më shumë”, tha një shitës.

    “Vitin e kaluar kishim dëme të mëdha nga breshëri, akoma s’kemi marr gjë, na than tani por akoma jo. U dëmtuan mbulesa dhe shtyllat, tash sërish i blemë me kredi që të mundë të punojmë”, shtoi një shitëse.

    Për momentin, në tregjet e gjelbra trangujt shiten 50 denarë kilogrami, karotat 60 ose 70, qepët e reja 15 denarë copa ndërsa limoni 100 denarë për kilogram. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Përse nuk është kaq i lehtë pushimi i konfliktit Ukrainë–Rusi

    Lajmi i rradhës

    KËNGË MAJI

    Lajme tjera

    Moti për sot

    Moti gjatë ditës së sotme do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare lokale. Do të fryjë…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë