Pse punëtorët po ikin në Perëndim?

    Shifrat e agjencive kombëtare dhe regjistrat e subjekteve afariste në vendet e rajonit po e theksojnë interesimin gjithnjë e më të ulët të punëtorëve të Ballkanit Perëndimor për punësim në korporatat e mëdha apo edhe në sektorin publik, prandaj pavarësish nga mënyra e regjistrimit, trendi i hapjes së subjekteve të reja afariste është gjithnjë e më shumë në rritje. Sipas të dhënave të regjistrit të subjekteve në Bosnje Hercegovinë që nga fillimi i vitit atje janë regjistruar 3.948 subjekte afariste, ndërsa gjatë vitit 2022 gjithsej ishin 4.968 subjekte të tilla. Viti 2021 kishte 4.094, dhe në vitin 2020 të regjistruara ishin 2.832 subjekte afariste. Atje aktualisht ka 49.983 subjekte biznesi, ndërsa sipas të dhënave të Agjencisë Ndërmjetësuese, IT, Shërbime Financiare të Republikës Serbe numri i kompanive të sapo themeluara është në rritje. Sipas tyre gjatë këtij viti janë regjistruar 688 subjekte të reja afariste, kurse 196 prej tyre janë fshirë nga evidenca. “Ne kemi 19.607 subjekte të tilla. Gjatë vitit të kaluar shënuam rekord me 1.046 kompani të sapo themeluara, prej të cilave 245 të fshira nga evidenca dhe 19.115 subjekte afariste. Në vitin 2021 kishte 856 subjekte të themeluara dhe 301 të fshira”.

    Në Serbi sipas të dhënave të ARP, në gjashtëmujorin e parë të këtij viti janë themeluar 27.579 kompani e cila krahasuar me vitin paraprak është një rritje prej 11%, e megjithatë numri i kompanive të fshira është më i lartë se i atyre të sapo themeluara (6.090 me 5.092). Rritje të numrit të subjekteve afariste kemi edhe në Kroaci. Për dallim nga vendet tjera, atje numri i tyre është në rritje që nga 2018 kur ishin gjithsej 264.048 subjekte të regjistruara, ndërsa vetëm gjatë atij viti u regjistruan 17.414 institucione dhe 8.537 fshirje nga të dhënat. Njëkohësisht me rritjen e subjekteve të tilla, në mënyrë drastike është zvogëluar edhe numri i fshirjeve.

    Për analistin ekonomik Zoran Pavloviq është krejtësisht normale dhe e kuptueshme që njerëzit të vetëpunësohen. “Kjo do t’i ndihmoj ata derisa janë të suksesshëm, por kjo nuk është puna e sistemit. Duke qenë se më shumë është një sferë sociale sesa ekonomike nuk do të sjellë efekte të tepërta në ekonomi dhe financa publike”, tha Pavloviq duke shtuar më tej se nuk janë gjithmonë paratë faktori kryesor që punëtorët të lënë punën e tyre të vjetër. Ai paralajmëroi se disa njerëz për shkak të përvojave personale, largohen nga kompanitë ku kanë punuar dhe kthehen në sipërmarrje. Sipas tij, përmes mosnjohjes së pozicionit të tyre, deri te momenti i të kuptuarit se dija dhe profesioni i tyre bie ndesh me kërkesat aktuale të punëdhënësit. “Ata shkojnë tek sipërmarrësit qoftë edhe nga nevoja. Nuk do të thotë se ky vendim detyrimisht është marrë nga dashuria për sipërmarrjen”, tha Pavloviq. /Kohamk/

    Lajmi Paraprak

    Nga tetori do të ketë linjë ajrore direkt nga Shkupi në Sarajevë

    Lajmi i rradhës

    Franca thotë se puçi në Niger s’është “përfundimtar”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë