Pse shumica e maqedonasve vlerësojnë se anëtarësimi në BE nuk do të ishte punë e mirë për shtetin?

    Drejtori ekzekutiv i Qendrës për Strategji Evropiane “Eurothink”, Dimitar Nikollovski në “360 Gradë” në Alsat derisa analizoi rezultatet e fundit të anketës së tyrem vlerëson se disponimi më i ulët i maqedonasve në krahasim me shqiptarët për çështjen:

    “Vallë anëtarësimi i vendit në BE është punë e mirë për shtetin?, e ndërlidh me çështjen e identitetit, që plotësisht u imponua që kur filluan problemet me Bullgarinë,”.

    “Në rast se kërkojmë ndonjë arsye se pse mbizotëron kjo ndjenjë tek maqedonasit, përmes një pyetjeje i pyesim: “Në rast se do të mbahej referendum për hyrje në BE, si do të votonit, edhe pse shumica thonë – po, kur do të pyeten ata që janë kundër, arsyeja numër një është humbja e identitetit nacional. Kështu që këtë mund ta ndërlidhim me çështjen e Bullgarisë”, deklaroi Dimitar Nikollovski, Eurothink.

    Lajmi Paraprak

    Tekstet e reja për arsimin fillor në RMV shpërndahen sipas nevojave të komunave

    Lajmi i rradhës

    Puna e shtetit nuk është tërheqëse për të rinjtë në Maqedoninë e Veriut

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë