“Për shkak të aksidentit i cili ndodhi me dy shtator pikërisht në këtë vend ku tragjikisht humben jetën baba dhe biri i tij i mitur nga Kumanova, në autostradën Shkup – Kumanovë janë ndërprenë përkohësisht punimet. Prokuroria ka ngritur procedurë kundër dy personave nën dyshimin se kanë kryer vepër të rëndë penale kundër sigurisë së njerëzve dhe komunikacionit”.
Në vendin e tragjedisë së të 2 shtatorit edhe më tej qëndronte kamioni dhe gjurmë tjera nga aksidenti.
Sipas prokurorisë, Inspektorati Shtetëror i Transportit kanë kryer hetimet e jashtëzakonshëm në punët ndërtimore të kompanisë në autostradën ku ndodhi aksidenti më 2 shtator. Dhe pas kontrollit është përpiluar procesverbal dhe është marrë vendim me të cilin është detyruar kompania të ndërpres menjëherë të gjitha punimet ndërtimore deri në kryerjen e hetimeve përkatëse.
“Prokuroria Themelore Publike në Shkup, menjëherë pas aksidentit të rëndë në komunikacion, ka iniciuar procedurë kundër dy personave nën dyshimin se kanë kryer vepër penale – Krime të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pasurisë në komunikacion. Po vijojnë kontrollet për zbardhjen e plotë të përgjegjësisë penale për ngjarjen dhe pas ndalimit afatshkurtër prej 48 orësh, me sugjerim të prokurorit publik ndaj dy personave është caktuar masa e kujdesit”, njoftojnë nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup.
Nga prokuroria shtojnë se subjekti juridik ndërkohë, duhet të vendosë dhe mirëmbajë sinjalistikën e përkohshme vertikale dhe horizontale të trafikut që do të mundësojë qarkullimin e sigurt dhe të qetë në autostradë.
Paraprakisht organi i akuzës kreu hetimet përkatëse ndaj personave të dyshuar duke bërë testimin e gjendjes së tyre psiqike dhe fizike, prezencë e mundshme të lëndëve narkotike apo alkoolit si dhe kreu inspektim teknik të automjetit. Dy trupat e pajetë i ishin nënshtruar autopsisë. /Alsat