KRIZA ME VAJIN – Institucionet do të stimulojnë prodhuesit vendorë të kultivojnë lulediellin

    Kriza me vajin për gatim nga fara e lulediellit ka bërë që institucionet në vend t’i kushtojnë rëndësi edhe stimulimit të prodhuesve vendorë, që të njëjtët të kultivojnë luledielli.

    Qeveria shpalli konkurs për ndarje të 5722 hektarësh në 14 komuna ku ka kushte klimatike për kultivim të lules së diellit. Bujqit do të kenë afat 20 ditë për të aplikuar.

    “Sa i përket sasisë, do të kemi të gjithë sasinë e nevojshme në tregun vendor, të nevojshme për konsumatorët. Jemi duke punuar edhe për masa shtesë, me qëllim që të rritet prodhimi i lules së diellit. Qëllimi ynë është që në mënyrë plotësuese të rritet prodhimi nga kapacitet tona vendore”, tha Kreshnik Bekteshi- Ministër i Ekonomisë.

    Ekipi ynë sot ishte në disa markete për të parë nëse kishte vaj për gatim. Nga një market në një tjetër, situata ndryshonte, disa nuk i mbanin në rafte, disa të tjera nuk kishin pasur vaj  tashmë tre ditë. Një nga pronarët na tha se me shitjen e vajit vetëm janë duke shërbyer, sepse nuk kanë asnjë fitim.

    Kjo është sasia e fundit që e keni?
    – Po.  S’ka lidhje, esenca është këtu që unë a e mbaj a nuk e mbaj, unë s’kam asnjë fitim ama duhet ta mbajmë.
    – Ngaqë shitet pa TVSH?
    – Eh, po

    -Më falni vaj a keni?
    – Jo.
    – Po kur mund të merrni?
    – Kanë porositur, por ende nuk kanë sjellë. Edhe ne nuk e dimë se kur do sjellin.
    – Që sa kohë nuk ka?
    – Që dy tre ditë.

    – Jo, jo, nuk ka vaj.
    – Nuk ka, vajzë. Sapo mbërriti nuk zgjati as një orë dhe u shit menjëherë.
    – Dhe kur do të ketë?
    – Epo duhet të sillnin përsëri mbrëmë. Sollën të hënën. Të shohim sot a do të sjellin.

    Më falni, vaj a keni?
    – Sa ju duhen? Sepse, vetëm dy shishe kemi të drejtë t’i japim.
    Po, por a keni, sepse nuk e pash? 02:34 Përse nuk është nëpër rafte?
    – Po sepse sapo erdhi, prandaj.

    Qytetarët tashmë kanë filluar të “ dalin për gjah” duke kontrolluar se në cilat markete çmimi i vajit është më i ulët. Nga ato që vizituam  çmimi lëvizte nga 125 deri në 150 denarë. Ndërsa një klient s’ mund të blinte më shumë se dy deri tre shishe vaj luledielli. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Gjykata e Londrës lëshon urdhrin për ekstradimin e Assange në Shtetet e Bashkuara

    Lajmi i rradhës

    Sali: Ka vaksina të mjaftueshme për çdo qytetar që është i interesuar të vaksinohet

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë