U ndjemë që po na le në fakt kryetari i partisë, ne jemi ata që mbetën, nuk e kishim zgjedhjen të shkojmë pas dikujt, por ne qëndruam aty në shtëpinë tonë, këtë e tha mes tjerash Vjollcë Berisha nga ASh-krahu i Selës në Daily Click në TV21, e pyetur se pse zgjodhi që të mbështes Ziadin Selën pas ndarjes së ASh-së në krahun e Arben Taravarit dhe të Selës.
“Unë isha e përcaktuar që të isha pjesë e ASh-së dhe ASh që e drejton z. Sela, sepse me tërë respektin për z.Taravari, ai ishte kryetari i partisë, ne të gjithë qëndronim pas tij, por ishte ai që dezertoi, ishte ai që e bëri një shkrim dhe tha se unë po marr një vendim tjetër nga ai që keni marrë ju”, tha mes tjerash Berisha.