PThP nuk e përjashton mundësinë e ndjekjes penale të Ramiz Merkos

    Prokuroria Themelore Publike nuk e përjashton mundësinë e inicimit të ndjekjes penale ndaj kryetarit aktual të Komunës së Strugës, Ramiz Merko, nëse konstatohen vepra penale. Prokuroria Publike rikujton se menjëherë pas futjes së Merkos në listën e zezë të SHBA-së, një komision i Prokurorisë Publike ka kryer mbikëqyrje të jashtëzakonshme mbi procedimin e të gjitha çështjeve të ngritura në prokurori ndaj Merkos, si dhe për çështjet lidhur me punën e Komunës së Strugës gjatë periudhës kur ishte në detyrën e kryetarit të komunës.

     “Për të gjitha konstatimet, anëtarët e komisionit u kanë dhënë prokurorëve indikacione dhe udhëzime konkrete për veprime të mëtejshme. Masa shtesë janë marrë nga Prokurori Publik. Të gjitha rrethanat janë duke u hetuar ndërsa veprat eventuale penale të konstatuara nuk do të lihen pa përndjekje përkatëse”- PTHP

    Ndërkohë, Deklarata e këshilltarëve të Aleancës për Shqiptarët në Këshillin e Strugës, me çka kërkohej që ky institucion të distancohej nga kryetari Merko për gjoja përfshirjen e tij në çështje gjyqësore dhe korrupsion, është dërguar në të gjitha ambasadat e huaja në vend. Me Deklaratën, të cilën këshilltarët e BDI-së dhe LSDM-së nuk kanë dashur ta mbështesin, kërkohet që Merko të japë dorëheqje menjëherë, ndërsa organet e drejtësisë të nisin hetimet.

    Kundër Ramiz Merkos janë ngritur 30 lëndë gjyqësore, prej të cilave vetëm 16 janë aktive, ndërsa 14 të tjerat tashmë janë vjetruar. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Improvizime, justifikime dhe arsyetime nga komunat në RMV për (mos) hapjen e qendrave rinore

    Lajmi i rradhës

    Zyberi: Qeveria të mbulojë shpenzimet e qytetarëve për nxjerrjen e dokumentave

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë