Profesoresha e dyshuar për shitjen e notave nuk duhet të ligjëron, ndërkohë duhet të merren edhe disa masa tjera sigurie, propozoi Prokuroria Themelore Publike në Shtip, përcjell Nistori.
“Urdhër për të zhvilluar një procedurë hetimore kundër një banori 38-vjeçar të Koçanit, i dyshuar për vepër penale – Marrje ryshfeti sipas nenit 357, paragrafi 6, në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal”, raportoi Prokuroria, duke kërkuar nga gjykata që profesoreshës t’i merret pasaporta, e drejta e ligjërimit dhe të mos ketë kontakt me studentët.
Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se të hënën, nëpunësit policorë të SPB Shtip kanë privuar nga liria T.A. (39) nga Shtipi, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “marrje ryshfeti”.
“Më parë, më 22.06.2026, K.B. (26) nga Turqia, me qëndrim të përkohshëm në Shtip dhe student në Universitetin “Goce Dellçev”, kishte denoncuar se T.A. i kishte kërkuar 300 euro për të kaluar në një provim të cilin do ta jepte me datë 29.06.2026″, njoftoi MPB.
Gjithashtu, janë ndërmarrë masa në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike të Shtipit dhe K.M. i janë dorëzuar tre kartëmonedha prej 100 eurosh, të cilat janë përpunuar në mënyrë krimo-teknike.






