Media kryen vepër penale, kur zbulon identitetin e të miturit – kryerësit të veprës penale

    Shumë raste të të miturve janë të njohur në opinion në lidhje me veprat e ndryshme kriminale, por disa gazetarë dhe njerëz jo të profesionit nuk janë në dijeni se publikimi i identitetit, emri, fotografia e kryerësit të veprës është gjithashtu një krim, shkruan Nistori.

    Ratsti vrasje ku viktimë është fëmijë (person i moshës 16 vjeçe) dhe e dyshuara – fëmijë 17 vjeçe, e cila sipas llojit të veprës penale pët të cilën dyshohet, sipas Ligjit të drejtësisë për fëmijët të RMV-së, kualifikohet në procedure si “fëmijë në konflikt” ose “në ndesh me ligjin”). Sipas këtij ligji Fëmijë në konflikt me ligjin mbi 16 vjet është çdo fëmijë i cili në kohen e kryerjes së veprimit të paraparë me ligj si vepër penale për të cilën është përcaktuar dënim me burg mbi tri vite, i ka mbushur 16 vjet e nuk i ka mbushur 18 vjet).

    RASTI TRAGJIK NË TETOVË
    22.12.2022

    Çfarë thotë ligji për zbulimin e identitetit të fëmijës në raste të veprave penale?

    Profesoresha e të drejtës penale, Blerta Ahmedi, për Nistori thotë se Ligji për të Drejtat e Fëmijëve mbron ata dhe në këto raste media dhe opinioni publik duhet të ketë shumë kujdes, para se gjykata të vërtetojë faktin relevant – (pa)fajësinë e saj/tij.

    Ndalimi i publicitetit- përjashtimi i publikut dhe ruajtja e konfidencialitetit gjatë procedures, ruajtja e identitetit të fëmijës së dyshuar, parimi i ekonomicitetit në kohë të procedures-përfundimi sa më i shpejtë i procedures me qëllim të mbrojtjes së interesit të fëmijës së dyshuar. Gjithashtu parim shumë i rëndësishëm procedural-i përcaktuar me dispozitat e Ligjit të procedures penale – Parimi i prezumimit të pafajsisë – Ç’do kush do të konsiderohet i pafajshëm derisa të mos vërtetohet e kundërta me vendim të plotëfuqishëm gjyqësor! Neni 7, pika (2) e LDF përcakton se nuk mund të konsiderohet se fëmija është në konflikt me ligjin derisa kjo nuk përcaktohet me vendim të plotfuqishëm gjyqësor. Sipas të të njëjtit nen përcaktohet se gjatë veprimit të gjykatës dhe të institucioneve tjera në zbatimin e dispozitave të këtij ligji, qëllim kryesor e kanë realizimin e interesave më të mira për fëmijën.

    Vepra penale Vrasje e fëmiut kualifikohet me rrethanë rënduese me vetë faktin e moshës jomadhore të viktimës, që në këtë rast e rëndon të dyshuarën, mirëpo në anën tjetër vetë mosha e të dyshuarës, që në këtë rast është edhe ajo fëmijë është fakt, që sipas ligjeve positive procedurale dhe materiale, i detyron institucionet e drejtësisë që ta trajtojnë rastin në procedurë të ndryshme nga ajo që zhvillohet për persona madhorë, si në aspektin e zhvillimit të procedurës që në këtë rast parashihen parime të veçanta, subjekte të veëanta procedural për të vepruar, afate të veëanta procedurale,e posaçërisht disa të drejta të veçanta për të dyshuarit jomadhorë në procedurë, që nuk vlejnë për personat madhorë, siç është Ndalimi i publicitetit- përjashtimi i publikut dhe ruajtja e konfidencialitetit gjatë procedures, ruajtja e identitetit të fëmijës së dyshuar, parimi i ekonomicitetit në kohë të procedures-përfundimi sa më i shpejtë i procedures me qëllim të mbrojtjes së interesit të fëmijës së dyshuar. Gjithashtu parim shumë i rëndësishëm procedural-i përcaktuar me dispozitat e Ligjit të procedures penale – Parimi i prezumimit të pafajsisë – Ç’do kush do të konsiderohet i pafajshëm derisa të mos vërtetohet e kundërta me vendim të plotëfuqishëm gjyqësor! Neni 7, pika (2) e LDF përcakton se nuk mund të konsiderohet se fëmija është në konflikt me ligjin derisa kjo nuk përcaktohet me vendim të plotfuqishëm gjyqësor. Sipas të të nejjtit nen përcaktohet se gjatë veprimit të gjykatës dhe të institucioneve tjera në zbatimin e dispozitave të këtij ligji, qëllim kryesor e kanë realizimin e interesave më të mira për fëmijën.

    Vetë fakti se i dyshuari, është person jo madhorë- fëmijë, gjykata nëse vërteton faktin relavant – fajësinë e saj, do të zgjedhë dhe shqiptojë sanksion për fëmijë të paraparë me Ligjin për drejtësinë për fëmijët. Sipas Ligjit të drejtësisë për fëmijët të RMV (2013), po nënvizoj disa të drejta që duhet të kihen parasyshë në këtë rast: Fëmijës mbi moshën 14 vjet në procedurën gjyqësore, i garantohen të drejtat e njëjta që i kanë personat e moshës madhore të akuzuar në procedurë penale si dhe të drejtat e veçanta të pranuara me Konventën për të drejtat e fëmijës dhe marrëveshjet tjera të ratifikuara, në të gjitha fazat e procedurës dhe në shqiptimin dhe në zbatimin e cilit do sanksioni ose mase të paraparë me këtë ligj.

    Gjykata dhe institucionet tjera në zbatimin e këtij ligji i respektojnë dhe i sigurojnë të drejtat e fëmijës pa asnjë bazë diskriminimi. Neni 8

    Privimi i fëmijës nga liria zbatohet vetëm si mjet i fundit në procedurë, dhe vetëm në kushte dhe në kohëzgjatje të përcaktuar me këtë ligj. Neni 10

    Neni 117
    (1,2) Masën e paraburgimit gjykatësi për fëmijë mund ta caktojë vetëm me propozim të prokurorit publik, pas mendimit të marrë paraprakisht nga qendra sociale. Fëmijës mund t’i caktohet masë e paraburgimit kur ekziston bazë e paraparë me Ligjin për procedurë penale. Paraburgimi mund të shqiptohet vetëm si masë e fundit nëse nuk janë plotësuar kushtet për zbatimin e masave tjera të sigurimit të pranisë së fëmijës të parapara në Ligjin për procedurë penale. Gjykatësi për fëmijë në veçanti do ta vlerësojë dhe obligohet ta arsyetojë zbatimin e masës së paraburgimit, duke u nisur nga personaliteti i fëmijës, pasojat e mundshme të paraburgimit ndaj personalitetit të tij dhe zhvillimit të tij të drejtë.

    Përjashtimi i publicitetit në procedurë që zhvillohet kundër një fëmiu të dyshuar përcaktohet shprehimisht me LDF, nenet 91 dhe 99 si vijojnë: Gjykata dhe organet tjera që marrin pjesë në procedurë janë të obliguar që të sigurojnë mbrojtjen e privatësisë së fëmijës dhe familjes së tij. Kur gjykohet fëmija, gjithmonë përjashtohet publiku. (neni 91,(1)(2)) Pa leje të gjykatës nuk guxon të publikohet rrjedha e procedurës ndaj fëmijës as vendimi i marrë në atë procedurë. Mund të publikohet vetëm ajo pjesë e procedurës, ose ajo pjesë e vendimit për të cilën ka leje, por në këtë rast nuk guxon të theksohen emri i fëmijës dhe të dhëna tjera në baza të të cilave mund të konkludohet se për cilin fëmijë bëhet fjalë. (neni 99)

    Mbrojtja e fëmijës në të gjitha fazat e procedurës gjyqësore është e detyrueshme. (neni 90)

    Neni 113 (1, 2,3,4)
    Në procedurë përgatitore ndaj fëmijës krahas fakteve që kanë të bëjnë me veprimet që me ligj janë të parapara si vepra penale, në veçanti do të përcaktohen mosha e fëmijës, rrethanat e nevojshme për vlerësimin e zhvillimit të tij shpirtëror, do të hulumtohen mjedisi dhe rrethanat në të cilat ka jetuar fëmija dhe rrethanat tjera që kanë të bëjnë me personalitetin e tij.

    Për përcaktimin e rrethanave nga paragrafi (1) i këtij neni do të dëgjohen prindi/ët e fëmijës, ose tutori/ët e fëmijës dhe persona tjerë që mund t’i japin të dhënat e nevojshme. Për këto rrethana do të kërkohet raport nga qendra, e nëse ndaj fëmijës është zbatuar sanksion për veprim të kryer më herët që me ligj është e paraparë si vepër penale, do të merret raport për zbatimin e atij sanksioni.

    Të dhënat për personalitetin e fëmijës i mbledh gjykatësi për fëmijë, përmes qendrës për çpunë sociale në afat prej 30 ditësh.Kur për përcaktimin e gjendjes shëndetësore të fëmijës, të zhvillimit të tij shpirtëror, për veçoritë e tija psikike, aftësitë ose prirjet, është e nevojshme që fëmijën ta kontrollojë ekipi profesional, për këtë kontroll do të caktohen mjeku, psikologu dhe pedagogu që kontrollin mund ta kryejnë edhe në institucione të specializuara shëndetësore.

    Neni 118
    (1) Paraburgimi përcaktohet me aktvendim të gjykatësit për fëmijë dhe mund zgjasë më së shumti deri në 30 ditë.

    Neni 9(1)
    Asnjë fëmijë nuk guxon t’i ekspozohet mundimit ose veprimeve ose sanksioneve tjera mizore jonjerëzore ose nënçmuese.

    Çdo veprim në gjykatë dhe në institucione tjera me fëmijë në zbatimin e dispozitave të këtij ligji duhet të zgjasë dhe të përfundojë në afat të arsyeshëm, që nuk do t’i dëmtojë interesat e tij. Veprimi në gjykatë dhe në institucione tjera gjatë shqiptimit dhe zbatimit të sanksioneve dhe masave tjera duhet t’i përshtatet moshës, personalitetit dhe nevojave dhe interesave të fëmijës. (neni 11 dhe 14 i LDF)

    Masa ose sanksioni që i shqiptohet fëmijës mbi 14 vjet duhet t’i përgjigjet personalitetit të tij, peshës së veprimit që me ligj është paraparë si vepër penale dhe pasojave të saj, nevojës për edukimin, riedukimin, arsimimin dhe zhvillimin e tij, për shkak të sigurimit të mbrojtjes së interesit që është më i volitshëm për fëmijën. (neni 16 i LDF)

    Çfarë na mëson psikologjia kur me çdo kusht duhet të ruhet identiteti i fëmijës (miturit) në raste të vrasjeve?

    Psikologia Zana Miftari – Reka për Nistori tregon për domosdoshmërinë e respektimit të kodit etik të çdo profesioni, veçanërisht kur bëhet fjalë për raste të rënda sikur ky, si dhe raste kur ende saktë nuk dihet se çfarë ndodhur.

    “Kur ndodh një krim të gjithë dëshirojnë të kenë njohuri se kush është fajtori. Por derisa të sigurohen prova të forta të fajit nga autoritetet kompetente, çdo detaj që mund të rrezikojë procesin e hetimit duhet të mbahet sekret nga publiku. Sepse edhe informacioni më i parëndësishëm bën që publiku të nxjerrë përfundime të gabuara dhe për fat të keq mentaliteti i masës e vendos “vulen” e cila nuk hiqet kurrë.” – deklarohet psikologia Reka.

    Pasojat psikologjike?

    Zana Miftari – Reka
    Çdo thyerje e konfidencialitetit DO TË ketë pasoja të rënda psikike si për personat të involvuar direkt dhe për familjarët. Vetëm disa nga këto janë problemet që përfshijnë depresionin, çrregullimet e ankthit dhe gjendjet psikotike. Efektet janë shumëdimensionale dhe të ndërlidhura, duke mos lënë asnjë pjesë të jetës së personave në fjalë të paprekur. Ekspozimi ndaj traumës mund të çojë në çrregullime të gjumit, nervozizëm kronik, sëmundje fizike dhe ndërprerje të marrëdhënieve ndërpersonale dhe funksionimit profesional, familjar dhe social.

    Çfarë kërkoi avokati mbrojtës i vajzës së dyshuar për vrasjen e 16-vjeçarit në Tetovë?

    Avokati mbrojtës, Ibraim Bajrami për mediat u shpreh se çështja është në procedurë parahetimore dhe si e tillë duhet t’u lihet kompetentëve të qartësojnë rastin.

    Bëhet fjalë për një person të mitur të gjinisë femërore, e cila është nën moshën 18-vjeçare. Çështja është në procedurë parahetimore dhe si e tillë për shkak të zbardhjes sa më korrekte të rastit, është mirë që në këtë fazë të procedurës të lëmë organet kompetente të bëjnë detyrën e vetë…Pikërisht për të vërtetuar gjendjen psiko-fizike të personit në fjalë, kurse zbardhja e rastit, me siguri presim të kryhet pas të gjitha ekzaminimeve. Duhet të kemi parasysh se ende bëhet fjalë për ditën e parë të rastit dhe mendoj që ditët në vijim do të ketë informacione më korrekte, më konkrete dhe unë besoj se do të jenë në dobi të palës që unë përfaqësoj.

    …avokati Ibraimi tha se bëhet fjalë për një 17-vjeçare dhe duhet pasur kujdes të gjithë pjesëtarët e përfshirë në këtë procedurë parahetimore, si për moshën, emocionet, por edhe gjendjen psikologjike të saj.

    ÇFARË THOTË KODI ETIK I GAZETARËVE?

    BAZUAR NË KËTO PARIME DHE VLERAT ETIKE:

    7. Gazetari do ta respektojë privatësinë e personit, përveç kur kjo bie ndesh me interesin publik. Gazetari është i detyruar ta respektojë dhimbjen dhe vuajtjen e personit.
    8. Mënyra e informimit në raste të fatkeqësive, katastrofave natyrore, luftërave, tragjedive familjare, sëmundjeve, proceseve gjyqësore duhet të jenë të çliruara nga senzacionalizmi. Në proceset gjyqësore duhet të respektohet parimi i pafajsisë, të raportohet për të gjitha palët e përfshira në kontest dhe të mos sugjerohet vendimi.
    9. Gazetari nuk duhet të intervistojë ose të fotografojë fëmijë nën 16 vjeç pa pëlqimin e prindërve ose kujdestarit, përveç nëse kjo nuk është në përputhje me të drejtat e fëmijëve. E njejta zbatohet edhe për personat me nevoja të posaçme, të cilët nuk janë në gjendje të gjykojnë me vetëdije.

    Ndryshe, Sektori për Punë të Brendshme SPB Tetovë në mëngjesin e 22 dhjetorit të këtij viti, rrugës për në vendin e quajtur “Banjiçe” në Tetovë, u gjet i vdekur i mituri nga Novo Sella – Komuna e Zhelinës, për të cilin babai i tij J. H. (46) ka raportuar se më datë 21.12.2022 rreth orës 16:00 është larguar nga shtëpia me veturën “Audi”. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    5,3 miliardë euro do të jetë buxheti i Maqedonisë së Veriut për vitin 2023

    Lajmi i rradhës

    Atdheu u shit…

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë