Atdheu u shit…

    Petrit Ruka

    Atdheu u shit, ankandi u mbyll,
    Të gjithë e dimë, po lajm nuk ka,
    Miliona letra me vlerë votimi,
    Tani do të bëhen thasë me para…
    U vumë në radhë si mijra dele,
    Kopen e ujqërve e zgjodhëm sërish,
    Dhe shpresën e re në mijra blegërima
    E mblodhën Ata në vatha partish.
    Në vend të zinxhirëve – karta krediti,
    Skllevër të lirë, me bukë e makina,
    Për ankthin miliona tableta kimike
    Nën bluzat firmato, zemra me vrima.
    Në mbrëmje ziftin e shpirtit të plasur
    Ekranet me ngjyra e bëjmë limonadë,
    Të dyja palët numurojmë çdo mbrëmje
    Ne parainfarktet, dhe ata… paratë.
    Atdheu u shit, ankandi mbaroi,
    Këtej rrjedh vreri, andej veç gaz,
    I huaj po ndjehem çdo orë, këtu,
    Po s’kam më fuqi, as për maraz.
    Unë kam fuqi veç për këtë këngë,
    Me të cilën ata do qeshin me lot,
    Do thonë; “..po ky si s’vuri pak mend
    Poet i mirë, po mbeti idiot…”

    Lajmi Paraprak

    Media kryen vepër penale, kur zbulon identitetin e të miturit – kryerësit të veprës penale

    Lajmi i rradhës

    Sasho Mijallkov sfidon gjyqësorin në RMV

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë