Publikohen pamje ku serbët tallen dhe fyejnë policinë e Kosovës (Video)

    Tensionet në pikat kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk po qetësohen aspak. Dhjetëra automjete të policisë së Kosovës janë vendosur atje, pas vendimit të qeverisë së Kosovës për vendosjen e tabelave të përkohshme RKS për të gjithë ata që hyjnë në Kosovë me tabela tjera, e sidomos nga Serbia, përcjell Nistori.

    Në rrjetet sociale është shpërndarë një video ku tregon serbët duke u tallur me forcat speciale të Kosovës, duke u thënë fjalë fyese dhe tallëse përderisa Njësiti special “ROSA” ishte duke ecur drejt në pikat kufitare.

    Përndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti shtoi se vendimi i reciprocitetit me targat nuk ka për qëllim të cenojë lëvizjen e lirë të qytetarëve serb apo të provokojnë ndonjë destabilizim, por se kjo marrëveshje teknike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është arritur në vitin 2011 për lëvizje të lirë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Reagon Komuna e Tetovës: Spitalet modulare, kompetencë e ministrisë së shëndetësisë

    Lajmi i rradhës

    Ushqimet më të mira për trupin gjatë periudhës së ndryshimit të stinëve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë