Publikohen pamje që tregon sesi dëgjohet llava kur ngadalë lëviz nëpër ishull

    Nuk ka shenja që shpërthimi i vullkanit në ishullin spanjoll La Palma të ndalet, edhe pas katër javë kur për herë të parë ndodhi.

    Vullkani gjendet në një prej Ishujve Kanarie në jugperëndim të Afrikës që deri më tani shkatërroi mbi 1.800 objekte, kryesisht shtëpi, pavarësisht që ekipet e evakuimit kanë ndihmuar që të mos ketë viktima – ku 85.000 banorë janë dërguar në zona të sigurta, transmeton Telegrafi.

    Presidenti i Ishujve Kanarie, Angel Viktor Tores, ka thënë se shkencëtarët që kanë përcjell shpërthimin që filloi më 19 shtator, nuk kanë parë ndonjë shenjë që mund të ndalet shpërthimi, pasi që llava po vazhdon ngadalë të derdhet në det.

    “Jemi në mëshirën e vullkanit. Ai mund të vendosë kur do të përfundojë kjo”, ka shtuar Tores.

    Rreth 7.000 persona janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre, e vullkani ka shkaktuar dhjetëra tërmet duke mbuluar tërë rajonin me hirin e vullkanit.

    Madje banorët kanë arritur të filmojnë një lloj tingulli të llavës që po derdhet ngadalë. E si rezultat i hirit të ngritur në ajër, shumë aviokompani kanë anuluar fluturimet në këtë ishull.

    Imazhet më të reja satelitore kanë treguar se llava ka mbuluar 754 hektarë. E afro 60 kilometra rrugë janë shkatërruar plotësisht.

    Ky ishull kryesisht mbështetet në turizëm dhe shitjen e bananeve. Qeveria u ka premtuar miliona euro si ndihmë për rimëkëmbjen e infrastrukturën.

    Lajmi Paraprak

    Përfundon numërimi i të gjitha votave në 33 komuna, këto janë rezultatet në Kosovë

    Lajmi i rradhës

    I MBETUNI

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë