Publikohet një video me persona të maskuar në veri që flasin serbisht dhe gjuajnë me armë (Video)

    Mbrëmjen e të shtunës (05.10) është publikuar një video ku shihen disa persona të maskuar dhe të armatosur, për të cilët thuhet se janë në veri të Kosovës.

    Në pamjet e siguruara shihen personat e maskuar, pranë veturës me targa “KM” , teksa dëgjohen edhe të shtëna me armë, ata bërtasin, duke thënë se janë kthyer.

    “Njerëz të maskuar të armatosur me automatikë janë filmuar sonte në veri të Kosovës. Në sfond dëgjohen të shtëna armësh, ndërsa burra të panjohur thërrasin – ‘U kthyem. Kosova është Serbi, Krimea është Rusi’. Për Istraga është konfirmuar se të shtënat e armëve janë dëgjuar pranë vendit të regjistrimeve filmike”, thuhet në përshkrimin e videos së publikuar në Twitter.

    Në lidhje me këtë video të publikuat, burime të Klan Kosova brenda Njësisë Speciale kanë thënë se ata janë gjithnjë në gatishmërinë më të lartë.

    “E kemi parë videon. Me aq sa di po trajtohet nga organet kompetente, por ne gjithmonë jemi në nivelin më të lartë të gatishmërisë”, ka thënë ky burim, transmeton Klan Kosova.

    Ndërsa zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti, në lidhje me videon, ka thënë se s’ka informacione.

    Lajmi Paraprak

    “Art me përzgjedhje klienteliste” | Skulptori kritikon Ministrinë e Kulturës për konkursin “art në hapësira publike”

    Lajmi i rradhës

    Rritet numri i emigrantëve në Maqedoni që kalojnë nëpër rrugën ballkanike

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë