Publikohet pasuria e presidentes Vjosa Osmani (Dokument)

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu së bashku me bashkëshortin e saj, Prindon Sadriu kanë pasuri të majme, në bazë të asaj që kanë deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

    Presidentja ka deklaruar se ka banesë, garazh kolektive, shtëpi dhe banim në varg në emër të bashkëshortit të saj.

    Banimin në varg siç ka thënë ajo, e ka blerë në vitin 2023 me vlerë hiç më pak se 520 mijë euro.

    Po ashtu, Osmani ka deklaruar se ka një parcelë tokë si dhe një banim në varg (i papërfunduar) në pronësi të përbashkët.

    Ajo ka thënë se ka edhe një veturë Mercedes Benz, në pronësi të bashkëshortit në vlerë të 12 mijë eurove.

    Presidentja po ashtu ka deklaruar se ka 294 euro para të kursyera.

    Sipas deklarimit në AKK, Osmani ka pagë vjetore prej 33 mijë e 32 euro si presidente e Kosovës, ndërsa 7 mijë e 678 euro i ka marrë nga mëditjet në udhëtimet gjatë 2022-ës. /Telegrafi/

    Lajmi Paraprak

    PUBLIKOHET PASURIA E ALBIN KURTIT (DOKUMENT)

    Lajmi i rradhës

    Ramush Haradinaj është lideri më i pasur opozitar në Kosovë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë