Puna e bujqve në RMV gjithnjë e më e vështirë, kërkojnë ndihmë nga shteti

    “Cili është dallimi mes këtyre dhe atyre? Këto mund të hahen menjëherë dhe janë të njohura si çokollatë. Këto janë më të imta ndërsa poshtë janë më të mëdha, kanë pranuar më shumë ujë”, tha Mirçe Tashkov, bujk.

    Mirçe Tashkov, me profesion është bujk por edhe shitës në treg. Ai shet prodhimet e vjeshtës çdo ditë në këtë tezgë ndërsa kultura bujqësore që ky bujk kultivon dhe shet, janë mollët japoneze apo siç njihen në disa vende si hurma dhe disa kultura tjera bujqësore si shegë dhe rrush.

    “Kam rreth 1 hektarë mollë japoneze, 2-3 dy a tre ari shegë dhe kam 6 ari rrush, tre, rrush për ngrënie dhe tre për verë. Si ishte ky vit më qenë se kishte thatësirë? Ky vit ishte i vështirë, ku jam unë këtu, në Brajkovc, kishte breshër dhe jemi të shkatërruar, mund të them që 100 %. Domethënë vit i vështirë për bujqit? Po, shumë i vështirë. Kishte edhe thatësirë edhe breshër”, shtoi Mirçe Tashkov, bujk.

    Tashkov, kultivon edhe shegë nga të cilat bën edhe lëng, por shitja edhe për këtë produkt, nuk është e garantuar.

    Një bujk tjetër, merret me kultivimin e ullinjve dhe prodhimin e vajit të ullirit. Mulliri që ai ka u shërben edhe kultivuesve të tjerë të ullinjve në Vallandovë për të bërë vaj ulliri por që edhe për këtë produkt nuk ka plasman të garantuar.

    “Kjo pjese e juglindore, Vallandova, Dojrani dhe i Gjevgjelisë janë më të përshtatshme për kultivimin e ullinjve dhe ka potencial për prodhimin e vajit të ullinjve dhe në këtë regjion ka nevojë për tu hapur njësi bujqësore të cilat do të merreshin me këtë profesion. Mund të jetë profitabile edhe pse edhe më tej kemi problem me llojet e ullinjve të cilat do të ishin të përshtatshme për këto kushte klimatike, teknologji që kërkon ulliri për kultivim por ne ende po endemi në Maqedoni me ato gjëra”, tha Nikolla, bujk.

    Si për shumë bujq të tjerë edhe për këta bujq të Vallandovës, ky vit ka qenë i vështirë. Për shkak të sfidave të shumta që kishin bujqit këtë vit, në pranverë breshëri dhe më pas edhe thatësira, as këta bujq nuk arritën të nxjerr në treg kualitetin e duhur. Ndërsa presin që Ministria e Bujqësisë në të ardhmen të ndihmoje më shumë bujqit të cilët mesatarisht janë të moshës mbi 50 vjeçare. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    A ka vërtet nevojë për patriotizëm në epokën e globalizmit?

    Lajmi i rradhës

    Eurostat: gratë në Shqipëri jetojnë pesë vite më shumë se burrat

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë