Punëdhënësit po përballen me mungesë të punëtorëve, nuk i josh as paga

    Sektori i gastronomisë dhe ai i ndërtimtarisë kanë filluar të përballen me mungesë të punëtorëve të kualifikuar. Dukuria është më e vërejtshme në qytetet e vogla.

    Në dy vitet e fundit,  Kosova po përjeton  ndryshim të madh në tregun e punës. Nga listat e gjata të pritjes për punësim, vendi ynë po përballet me mungesë të punëtorëve.

    “Padyshim që preken, të gjitha bizneset kanë më u prekë, sepse jemi duke arritur në një situatë që të gjitha bizneset kanë më vujtur pafuqinë punëtore…”, tha mes tjerash Bytyqi.

    Ndërkohë për Skender Shatrin që përfaqëson zyrën e punësimit në këtë komunë, bashkpunimi i punëkërkuesve e punëdhënësve me këtë institucion është i ulët.

    “Mua më vjen keq ta them se ato biznese nuk e di a janë në dijeni se ne këtu kemi punëtor që presin, dhe Istogu nuk është qendër e madhe sa mos të dihet se ku janë institucionet. Kisha kërku publikisht që ato kompani të vijnë këtu dhe ne do ju ofrojmë shumë profile …..”, deklaroi Skender Shatri nga Agjensia për punësim në Istog

    Sipas Agjencisë së Staistikave të Kosovës, për tre mujorin e parë të vitit të kaluar papunësia është 11.5%.

    Lajmi Paraprak

    Futbollisti më i vlefshëm i çdo viti nga 2004

    Lajmi i rradhës

    Palestinezja 11 vjeçe që nuk frikësohet ta kryejë detyrën e gazetares në Gaza

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë