Punëtorë nga Nepali dhe Filipinet do të punojnë në restorantet e Ohrit dhe Strugës

    Më shumë se 1,000 kuzhinierë, kamerierë, banakierë, shërbyese dhe punonjës të tjerë nga Nepali, Filipinet dhe Malta do të vijnë për të punuar në Ohër dhe Strugë këtë verë. Nuk ka asnjë restorant ose hotel që nuk kërkon punonjës të vendeve të treta për të kompensuar mungesën e stafit. Problemi filloi të shfaqej në vitet e fundit pasi stafi lokal filloi masivisht të largohej për punë në Kroaci për paga më të larta.

    “Do të jenë rreth 1100 të punësuar në të gjithë Rivierën e Ohrit me procedura tashmë të përfunduara dhe duhet të vijnë”, tha Musa Rashid – pronar i një hoteli në Ohër..

    Kur e bëni krahasimin e pagës që do tia jepnit një punëtori lokal dhe një të nepalit, a nuk ju vjen më lirë ti paguani punëtorët lokal?

    “Ne u japim të njëjtën rrogë, edhe më shumë, por ka një tendencë që këta fëmijë të largohen me shpresa të tjera. Përndryshe, pagat janë solide”, shtoi ai.

    Vetëm në hotelin e Rashidit, 18 persona nga këto vende të largëta do të fillojnë të punojnë nga 1 maji. Të gjitha procedurat e nevojshme tashmë kanë përfunduar.

    “Duhet të kërkojmë variante dhe këtë e gjetëm me punëtorët e Nepalit, Filipineve dhe Maltës të cilët do të vijnë të punojnë për ne. Fillojmë me 18 punonjës të profesioneve të ndryshme, kuzhinierë, asistentë, kamerierë që dinë gjuhën dhe shpresojmë të kemi një sezon të suksesshëm”, theksoi Musa Rashid, pronar i një hoteli në Ohër.

    “Është e pashmangshme. Nëse largohet fuqia punëtore, ajo duhet të plotësohet nga diku. Kemi reklama të hapura askush nuk telefonon, jo vetëm ne, nuk ka njeri sot që nuk kërkon kuzhinier, kamerier, shërbëtore, pastruese”, u shpreh Kërste Blazheski-Kryetar i HOTAM-it.

    Ky grup i punëtorëve të huaj do të sillet me ndihmën e një agjencie nga Serbia, e cila ndërmjetëson punësimin e një stafi të tillë. Hotelierët kërkojnë që shteti të rrisë kuotën për importimin e këtyre punonjësve dhe të thjeshtojë procedurat e vizave. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    SULMI NË M-NAV / Prokuroria minon punën e Gjykatës

    Lajmi i rradhës

    SPP: sjellja e Talat Xhaferit në SPB Tetovë, e pahijshme dhe jo profesionale

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë