Punëtorët në protestë: 600 euro pagë minimale dhe ndalni lojën me djersën tonë

    Me një marshim nga ndërtesa e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM) deri te Parlamenti, Odat e Tregtisë dhe Qeveria, punëtorët protestuan mbrëmë, duke kërkuar paga më të larta dhe rritjen e pagës minimale në 600 euro. Presidenti i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, Sllobodan Trendafilov, tha para Parlamentit se do të kërkojnë uljen e pagave të zyrtarëve të zgjedhur, shkruan SDK, përcjell Nistori.

    “Ne do të mbledhim 10 mijë nënshkrime dhe do të bëhemi propozues të autorizuar të ligjeve, duke kërkuar që pagat e zyrtarëve të ulen me 80 për qind dhe të rritet paga minimale. Nuk do t’ju lejojmë të luani me mundin dhe djersën e punëtorëve, nga taksat e të cilëve merrni pagën tuaj. Nëse nuk i rrisni pagat e punëtorëve, nëse nuk e rrisni pagën minimale, ne do t’ju vijmë pas pagave tuaja. Ju e keni siguruar luksin tuaj nga taksat e punëtorëve. Ju nuk e meritoni luksin që ju është dhënë nga punëtorët. Ne nuk do t’ju lutemi, ne do të luftojmë”, tha Trendafilov.

    Para Qeverisë foli Tërpe Deanoski, kryetar i Sindikatës së Punëtorëve në Administratë, Organe Gjyqësore dhe Shoqata Qytetare (OGjShq), i cili tha se protesta nuk ishte organizuar për qëllime politike, por për shkak të vuajtjeve të punëtorëve.

    “Nuk na solli këtu sot politika, por vuajtjet, padrejtësia, varfëria, pagat që nuk arrijnë deri më 10 të muajit, çmimet e larta në tregje, frigoriferët bosh. Nuk na bashkoi politika, por dëshira për të qëndruar në këtë vend. Erdhëm t’ju themi se këto janë paratë tona”, tha Deanoski. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    159 APLIKIME, ASNJË AVANCIM! | Policia pa meritokraci për shqiptarët

    Lajmi i rradhës

    Bllokada e kufijve godet bizneset kosovare dhe rrit frikën për çmime më të larta

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë