“Punëtorët nuk kanë guxim të denoncojnë mobingun në punë”

    Punëtorët e Maqedonisë janë shumë pak të inkurajuar të denoncojnë mobingun në punë, ka thënë ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovana Trençevska, në emisionin “Magazina Ekonomike”. Duke folur për këtë temë, ajo më tej tha:

    “Për momentin po punohet për ndryshime në ligjin për mbrojtjen nga ngacmimet në punë. Ne jemi duke punuar në ndryshime dhe shtesa për të forcuar mekanizmin mbrojtës për punëtorët në mënyrë që ata të inkurajohen më shumë të raportojnë mobingun,” ka thënë Trençevska.

    Ajo shtoi, se çështja e rritjes së pagës minimale do të jetë e hapur për Këshillin ekonomik dhe social, ku përveç Ministrisë së punës dhe politikës sociale, përfshihen edhe ministrat e ekonomisë, financave dhe përfaqësues të sindikatave.

    “Në Këshillin ekonomik dhe social, përmes dialogut do të arrijmë në zgjidhjen më të favorshme si për punëtorët, ashtu edhe për punëdhënësit..ligji për pagën minimale na detyron që çdo vit, në muajin mars, të fillojmë negociatat për harmonizimin e pagës minimale. “, ka thënë Trençevska. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Një libër me “Avis” nga një Rara Avis

    Lajmi i rradhës

    Treni për në Shqipëri, ekosistemi i liqenit të Ohrit “pengesë” për projektin?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë