Treni për në Shqipëri, ekosistemi i liqenit të Ohrit “pengesë” për projektin?

    Drejtori i Hekurudhave të Maqedonisë dhe Infrastrukturave, Hari Llokvenec, në emisionin “Magazina Ekonomike” është shprehur se pavarësisht komunikimit të mirë me kolegët e tij nga Shqipëria, sfida e ndërtimit të hekurudhës drejt Shqipërisë është pjesë e infrastrukturën e nevojshme që mund të rrezikonte ekosistemin e liqenit.

    “Për hir të së vërtetës, problemi nuk është tek ne, nuk është në anën maqedonase, por është në pjesën shqiptare, në stacionin kufitar që gjendet në qytetin e vogël të Linit, në brigjet e liqenit të Ohrit dhe problemi nuk është në afërsi të hekurudhës deri në breg, por kërcënimet nga ndërtimi i një qendre logjistike e cila në të ardhmen është kërcënim për ekosistemin në raport me liqenin e Ohrit, që është një nga shqetësimet e UNESCO-s”, tha Llokvenec.

    I pyetur për dinamikën e ndërtimit të hekurudhës, Llokvenec ka thënë:

    “Kohëzgjatja e parashikuar, nga projektuesit, është dy vjet në fazën e parë, ndërsa tre vjet në të dytën. Ne fillojmë në vitin 2022, fundi i vitit 2023 duhet të jetë fundi i fazës së parë, 31 kilometrat e para deri në Bellakovcë dhe gjatë vitit 2024 duhet të përfundojë faza e dytë, 34 kilometrat e dyta dhe të arrijmë në Kriva Pallankë”, ka thënë Llokvenec.

    Me tren për kafe në Sofje mund të presim që të shkojmë në vitin 2027, është shprehur drejtori Llokvenec. Sipas tij, parashikimet janë që linja hekurudhore në të dyja anët e kufirit pritet të përfundojë në vitin 2027.

    “Gjithçka është bërë nga të dyja palët, nga ana jonë dhe nga kolegët tanë nga pala bullgare. Projeksioni i kolegëve nga pala bullgare është që gjatë vitit 2027 të përfundojnë pjesën e tyre të obligimeve dhe përfundimin e hekurudhës së re nga Sofja në Gjueshevë, kështu që viti 2027 është realiteti i pritjes për të pirë kafe në Sofje kurse edhe miqtë tanë nga Sofja të pinë kafe në Shkup”, ka thënë Llokvenec.

    Ai është shprehur se pavarësisht komunikimit të mirë me kolegët e tij nga Shqipëria, sfida e ndërtimit të hekurudhës drejt Shqipërisë është pjesë e infrastrukturën e nevojshme që mund të rrezikonte ekosistemin e liqenit. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    “Punëtorët nuk kanë guxim të denoncojnë mobingun në punë”

    Lajmi i rradhës

    UNICEF bën thirrje: Shkollat ​​të mbeten të sigurta dhe të hapura

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë