Punonjësit e çerdheve në Strugë në protestë, kërkojnë paga prej 20 mijë denarësh

    Në kohën kur mijëra euro shpenzohen për punë joproduktive, makina të shtrenjta, dreka dhe darka nëpër restorante, njëzet e një përkëdhelëse dhe edukatore nga çerdhja e Strugës paguhen vetëm 10 mijë denarë në muaj, pa sigurim shëndetësor dhe pensional. Nga sot u hodhën në grevë. Nuk do të punojnë derisa të zgjidhet statusi i tyre. Komuna nuk ka gjetur zgjidhje për problemin që daton prej vitesh.

    “Në çerdhen e Strugës sot kanë ardhur vetëm një numër i vogël i fëmijëve. Ata që shkojnë në punë, pra punonjësit që kanë vendim, na kanë thënë se numri i fëmijëve në grup sot është shumë i vogël”, raporton Miki Trajkovski-gazetar.

    Prindërit kërkojnë zgjidhjen e problemit nga komuna, pasi nuk ka kush të kujdeset për fëmijët e tyre.

    “Statusi i tyre duhet të zgjidhet, sepse ne si prindër jemi të detyruar t’i sjellim fëmijët këtu, nuk ka ku t’i çojmë”, u shpreh një prind.

    Nga Sindikata e punonjësve i bëjnë thirrje kryetarit Ramiz Merko për të zgjidhur problemin. Ata thonë se i japin mbështetje të plotë kolegeve të tyre.

    “I bëjmë thirrje komunës dhe ministrive kompetente që sa më shpejt të zgjidhet problemi, sepse ka nevojë reale që të zgjidhet statusi i punës së kolegeve të punësuar përkohësisht. Kemi shumë fëmijë, grupe të mëdha dhe staf të pamjaftueshëm. Kopshti nuk mund të funksionojë në të ardhmen”, tha Milka Dolinska-kryetare e Sindikatës.

    Përkëdhelëset thonë se do të kthehen në punë nëse paga e tyre rritet në 20 mijë denarë. Përkundrazi thonë se nuk do të kthehen. Në çerdhen e Strugës janë të regjistruar 500 fëmijë dhe po aq janë në listën e pritjes. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Nismat e antikorrupsionit mbetën në letër, Malinovski: Lufta, vetëm me vullnet politik

    Lajmi i rradhës

    Hill: Marrëveshja e Ohrit nuk nënkupton njohje, por normalizim të marrëdhënieve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë