Punonjësit e Drejtorisë për Librat Amë sot filluan grevën

    “Qytetarët prej sot nuk mund të nxjerrin certifikata të lindjes dhe dokumente të tjera të rëndësishme. Kjo për faktin se në grevë janë edhe punonjësit e Drejtorisë për udhëheqjen e librave amë. Siç thonë punonjësit, në grevë dolën pasi ka shumë prej tyre të cilët nuk marrin edhe pagë minimale prej 18 mijë denarë”.

    Qytetarët të cilët janë përpjekur që të marrin ndonjërin nga dokumentet e nevojshme, thonë se vetëm janë informuar që të punësuarit janë në grevë dhe nuk kanë marrë shërbime.

    “Jo nuk pranojnë, fëmija nuk ka librezë shëndetësore, duhet ta dërgojmë në mjek a nuk ka librezë… Thanë se jemi në grevë dhe nuk pranojnë që të nënshkruajnë asgjë…. do të vijmë kur të fillojnë, ç’të bëjmë, edhe pse nuk jemi prej këtu jemi nga Velesi”.

    “Asgjë, na thanë se janë në grevë. Kur ju thanë të ktheheni? Nuk e dinë”.

    “Tashmë dy javë jam këtu, vetëm festa ka ose dikush është në grevë, tani do shoh a do mund të nxjerr certifikatë, sepse më duhet për të nxjerrë pasaportë… Në lajme do na tregojnë se kur do të mbarojë greva”.

    Përfaqësuesit e Sindikatës së pavarur në Drejtorinë për Udhëheqjen e Librave Amë thonë se në grevë do të mbetën derisa sa të plotësohen kërkesat e tyre. Ata thonë se dokumente do të japin vetëm për rastet urgjente.

    “Më shumë se e nevojshme është sjellja e marrëveshjes kolektive në nivel të punëdhënësit me qëllim që të rregullohen të drejtat e caktuara nga marrëdhënia e punës, të bëhet rritje e pagave si dhe të rеgullohet procedura për ngritje në pozita më të lartë të të punësuarve, të cilët shumë vite janë në pozita të njëjta.

    Harmonizim të rrogave në pajtueshmëri me pagën minimale në mënyrë lineare… Unë personalisht nuk marrë 18 000 denarë, jam me 12 vite stazh pune, 15 500 denarë e kam bazën, me gjithë stazhin e punës prej 12 vitesh, arrijnë 16 700”, deklaroi Igor Jovanovski, punonjës.

    Nga Ministria e Drejtësisë, thonë se marrëveshja kolektive që e propozon kjo sindikatë është në kundërshtim me Ligjin për nëpunësit administrativë dhe ligjin për buxhet.

    “Në tekstin e Marrëveshjes kolektive janë paraparë të dhëna për pagë, ndërsa paga bazë e të punësuarve në Drejtorinë për Udhëheqjen e Librave Amë për shkak të “kushteve të posaçme për punë” rritet për 30 për qind me çka do të rriten mjetet e parashikuara në buxhetin e DULA. Marrëveshje e tillë e cila parashikon dalje nga shuma e mjeteve të parashikuara është e paligjshme dhe për këtë janë parashikuar sanksione në pajtueshmëri me ligjin për Buxhet të RMV-së”, njoftojnë nga Ministria e Drejtësisë.

    Nga Ministria e Drejtësisë thonë se kërkesat e sindikatës janë të papranueshme por se shqyrtohet mundësia për avancimin e brendshëm dhe motivimin e të punësuarve në këtë drejtori. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Agjërimi

    Lajmi i rradhës

    100 DITËSHI I QEVERISË | BDI-ia nuk nuk ka realizuar asnjë nga 25 zotimet e saj

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë