Punonjësve pa kontratë u ndalohet hyrja në Klinikën e Toksikologjisë

    Inspektorati Sanitar dhe Shëndetësor kërkon që 18 të punësuarve në Klinikën e Toksikologjisë, të cilëve më 1 janar u ka skaduar kontrata e punës, t’u ndalohet qasja në repart.

    Kjo pasi drejtoresha financiare nuk e ka nënshkruar vendimin e mëparshëm që doli nga inspektimi, thotë drejtoresha e Inspektoratit Renata Mlladenovska. E nëse kjo nuk zbatohet, Klinika detyrohet të paguaj gjoba me të holla.

    Siç njofton Drejtoresha e ISHS-së, Renata Mlladenovska menaxhmenit i Klinikës nuk ka vepruar sipas masave të përcaktuara nga ISHS, përveç një pikës për të thirrur Bordin Drejtues.

    Mlladenovska tha se nëse nuk veprohet sipas vendimeve të ISHS-së do të pasojnë dënime në para për organizatorët dhe drejtorin medicinal, por edhe për vetë Klinikën.

    E pyetur se si mundet të paraqiten në punë persona të cilët nuk kanë marrëveshje për punë Mlladenovska tha se kjo përgjigje duhet të kërkohet tek menaxhmenti i Klinikës./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    “E nisën me albinizëm, po e mbyllin me mickoizëm” / Fronti Europian: votuesit shqiptarë më nuk kanë arsye t’i besojnë VLEN

    Lajmi i rradhës

    Komuniteti rom kërkon siguri në vendvotime, KShZ: legjitimiteti dhe transparenca e procesit zgjedhor nuk duhet të cenohet

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë