Qamili: statistikat e fundit tregojnë se në RMV, gratë janë më të shkolluara se meshkujt

    Profesoresha Ajtene Qamili në ClickPlus bashkë me aktivistet Rita Behadini dhe Rinisa Rexhepi, folën për të drejtat e gruas shqiptare në Maqedoninë e Veriut, pozitën e saj dhe dhanë këshilla se si të ndryshohet gjendja për të mirë, përcjell Nistori.

    Ajo njoftoi se statistikat e fundit kanë treguar se në Maqedoninë e Veriut, gratë janë më të shkolluara se meshkujt.

    “Grua shqiptare mund të llogariten edhe intelektuale, nëse i shohim edhe përqindjen e femrave të shkolluara në krahasim me meshkujt”, tha Qamili.

    Ajtene Qamili tregon se pse e vendosi mbulesën

    Qamili tha se kur ka vendosur mbulesën ka pasur sulme të shumta. Ajtene Qamili tha se mbulesa as nuk ia ka mbuluar mendët, por as nuk ia ka zvogëluar mendët.

    “Në rastin konkret, sulmet më së shumti që i kam pas, “na ke zhgënjyer, ti profesoreshë universitare dhe si guxon të vendosësh mbulesë”. Përgjigja ime ka qenë kjo: Mbulesa as nuk mi ka mbuluar mendët, as nuk mi ka zvogëluar mendët. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Gromësima – Çfarë e shkakton dhe ushqimet që e ndalojnë

    Lajmi i rradhës

    BORXHI PREJ 500 MILIONË EURO | Zhvillim ekonomik, apo barrë financiare shtesë?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë