Kompanitë më të vogla do të kenë probleme serioze me sigurimin e parave për pagat minimale

    Biznesmenët pretendojnë se nuk janë kundër rritjes së pagës minimale, por thonë se një pjesë e mirë e kompanive më të vogla do të kenë probleme serioze në sigurimin e parave për pagat.

    Ekonomia nuk është rikuperuar ende, produktiviteti është ende i ulët. Nuk përjashtohet mundësia e uljes së punonjësve në disa sektorë.

    “Disa kompani, industri të caktuara do të kenë problem serioz me uljen e kapaciteteve të punonjësve, sepse e dimë që nuk do të mund ato tabela excel, me të cilat llogariten pagat ti aplikojnë në formularin e pagës dhe ti paguajnë”, u shpreh Vladanka Trajkoska -Kryetare e Organizatës së Punëdhënësve.

    Qeveria ka vendosur të paguajë një pjesë të kontributeve për të gjitha kompanitë që kanë punonjës të cilëve u paguhet paga minimale deri në vitin e ri. Ekspertët mendojnë se shteti duhet të ndërhyjë vetëm në ato kompani që vërtet kanë nevojë për ndihmë.

    “Nuk e kam problem që shteti të subvencionojë apo të ndihmojë kompanitë që ato të rrisin pagën minimale. Por duhet të ketë disa parime dhe në radhë të parë duhet të ndihmohen vetëm kompanitë që kanë nevojë për ndihmë dhe jo kompanitë që mund të paguajnë vetë pagën minimale”, theksoi Branimir Jovanoviq- Instituti i Vjenës për studime ekonomike ndërkombëtare.

    Në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat, që transmetohet sonte në orën 22:00, sindikata u shpreh e kënaqur me marrëveshjen e arritur, por inkurajojnë punonjësit që t’i denoncojnë pronarët që të tentojnë në çfarëdo mënyre të anashkalojnë ose të shkelin ligjin për pagën minimale. Propozim- ligji tashmë është dërguar në Kuvend dhe pritet të miratohet në procedurë të shpejtë. Megjithatë, opozita njoftoi amendamente me të cilat do të kërkojnë rritjen e pagave edhe për punonjësit e tjerë.

    Lajmi Paraprak

    Shteti përballet me mungesën e mjekëve specialistë

    Lajmi i rradhës

    VAKSINIMI – nuk ka interesim për dozën e tretë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë