Qarkorja e Shkupit ngjan si një deponi e gjatë, rrugët të mbushura me mbeturina

    Qarkorja e Shkupit ngjan si një deponi e gjatë dhe në vend të një rruge transitore, ajo dita ditës më shumë ngjan si një deponi.

    Po ashtu nëse dëshironi t’i ikni turmës në qytetin e Shkupit do të mund të shihni peizazhin e vizatuar nga qytetari i pandërgjegjshëm. Mund të shihni mbeturina, goma të përdorura dhe gjithçka tjetër që ndot mjedisin jetësor. Nuk mungojnë as kafshë të ngordhura.

    Gati çdo metër në qarkoren e Shkupit është me mbeturina, kanaçe, plastikë dhe mbetje nga ushqimi.

    Drejtori i NP “Rrugët e Maqedonisë” bën thirrje për ndërgjegjësim nga qytetarët dhe se mjedisin jetësor duhet të mbrohet nga secili.

    “Ne nuk kemi kompetenca për pastrimin e mbeturinave, megjithatë në kuadër të mirëmbajtjeve të rregullta ne bëjmë edhe mbledhjen e mbeturinave dhe kjo ndodh disa herë n vjet”, tha Kostadin Acevski. /Telegrafi/

    Lajmi Paraprak

    Petkov: Ka forca në Bullgari dhe në RMV që nuk duan të kemi fqinjësi të mirë

    Lajmi i rradhës

    Sot në Shkup do të protestohet për rastin e vdekjes së Rexhail Qerimit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë