Qebaptoret dhe ëmbëltoret në duart e dibranëve

    Deri para një dekade në Dibër qebaptoret dhe ëmbëltoret i mbanin banorët të Gostivarit dhe të Tetovës. Dibranët në të kaluarën asnjëherë nuk janë marrë me profesionet që kanë të bëjnë me përgatitjen e qebapëve dhe ëmbëlsirave. Në Dibër këta biznese tërësisht i realizonin banor të Gostivarit dhe Tetovës. Por, gjatë dekadës së fundit situate ka ndryshuar. Tani pronarë të qebaptoreve dhe ëmbëltoreve janë dibranë. Ata që i kanë hapur këto biznese normalisht kanë marrë edhe zanatet të pronarëve të mëparshëm që nuk ishin nga Dibra por që me shumë sukses realizonin bizneset e tyre. Sot asnjë ëmbëltore nuk është në pronësi të banorëve jashtë Dibre dhe e njëjta ndodh edhe për qebaptoret.

    Familja Perçe tani është pronare e qebaptoreve kryesore në Dibër. Abdurahman Perçe është pronar i qebaptores më cilësore në Dibër. Në qebaptoren e tij takuam Abdurahmanin dhe biseduam rreth aktiviteti të tij. Ai na informoi se pas kurbetit që ka qenë në Itali dhe Gjermani i është kthyer Dibrës. “Isha disa vite në Itali dhe Gjermani. Punova në mënyrë korrekte, përfitova pak deviza dhe vendosa t’i kthehem Dibrës. Qebaptoren e cila gjendet në qendër të Dibrës tani më e kam disa vite dhe jam shumë i kënaqur nga puna. Jam i angazhuar familjarisht në biznesin tim dhe kemi shumë klient”, thotë Abdurahmani i cili në Dibër njihet si Rimi.

    Kurbeti ndoshta në një moment është i mirë por vendimi im për të hap biznesin tim në Dibër tregoi se edhe këtu mund të jetohet edhe më mirë se atje. Nëse punohet profesionalisht suksesi nuk do të mungojë. “I takoj një familje e cila është marrë me përgatitjen e ushqimeve dhe ka patur edhe më parë kuzhinë. Përgatitja e qebapit kërkon një profesionalizëm të fuqishëm meqë shija e bën qebapin”, thotë ai.

    Në Dibër me sukses punon edhe ëmbëltori Valmir Kaziu. Valmiri rrjedh nga një familje serioze nga Dibra por që asnjëherë nuk është marr me zanatin e ëmbëltorit. Valmiri në ëmbëltoren e tij e cila për çdo ditë pothuajse është përplot me mysafirë, punon së bashku me zonjën e tij dhe prindërit e tij. Ai thotë se para se të hap ëmbëltoren ka punuar si kamerier në një nga ëmbëltore në Dibër që ka qenë në pronësi nga një banor i Gostivarit. Ai shton se me qëllim që të përfiton nga puna e tij ka hapur ëmbëltoren e tij.  “Jam shumë i kënaqur nga puna dhe kemi shumë mysafir. Tërësisht jam i angazhuar me familjen time siç janë prindërit dhe bashkëshortja. Të gjithë e njohin bukur këtë zanat dhe dibranët por edhe mysafir të tjerë janë mysafir të rregullt të kësaj ëmbëltore. Përgatitja e ëmbëlsirave është një profesion i cili kërkon shumë dituri. Prandaj jemi të njohur për përgatitjen e shumë ëmbëlsirave të mira”, thotë Valmiri.

    Të dy këta profesione siç theksuam më parë ishin profesione që nuk realizoheshin nga dibranët. Në dekadat më parë shumë arsimtarë të Dibrës zhvillonin arsimin shqiptar pikërisht në vendet nga ku kishin ardhur ëmbëltorët dhe qebaptorët në Dibër. Por, dukshëm situatat kanë ndryshuar. Sot nevoja për të patur biznese të veta një pjesë e dibranëve i ka drejtuar tek këta zanate. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Fermerët në RMV të pakënaqur me çmimin e grurit

    Lajmi i rradhës

    PËR SHKAK TË MBIPOPULLIMIT TË BURGJEVE! Amnisti kolektive për disa të burgosur në RMV

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë