Qendra Klinike me mungesë parkingu | Qytetarët kërkojnë organizim më të mirë

    Fotografi ilustruese

    Zgjerimi i parkingut brenda Qendrës Klinike në Shkup nuk ka zgjidhur problemin ekzistues me kaosin e krijuar nga parkimi i veturave. Që në hyrjen kryesore të kompleksit të Klinikave vërehet rrëmuja e shkaktuar nga numri i madh i makinave të cilat sillen e nuk gjejnë vend parkim. Qytetarët ankohen se orën e parë pas marrjes së biletës e paguajnë kot, pa mos e shfrytëzuar parkimin, sepse aq kohë ju merr derisa gjejnë vend parkim. Kritikojnë organizimin e parkingut duke kërkuar që të mos paguajnë derisa shërbimi nuk është në nivel.

    “Gjysmë ore mezi gjeta vend. Unë vij çdo ditë këtu se kam probleme, radha për të paguar është deri në fund atje. Gjysmë ore mezi paguajmë, kjo është katastrofë mendoj se kjo nuk është askund në botë. Ky është maltretim pa fund, ja tani për një minutë punë do më merr 1 orë kohë. Edhe për vend edhe për pagesë. Të merr para kot kur nuk të ofron asnjë shërbim, as vend parkimi e as asnjëfarë kushte s’ka”.

    “Duhet të vendosin edhe një pikë pagesore të mos pritet më shumë të ketë njëfarë radhe. I dëmtojmë veturat nga drunjtë andej shumë vend I papërshtatshëm”.

    “Gjysmë ore u sollëm derisa gjetëm vend. Babai kishte kontroll diçka dhe shiko tani këtu çka është”.

    “Gjysmë ore sigurte u rrotulluam derisa gjetëm parking, nuk ka parking, nuk ka ku të ndalosh dhe paguan normalisht. Të kërkojnë para të paguash parking ndërsa që të parkohesh duhet një orë të tërë të sillesh. Kujt I intereson? Nëse e vendos në mes të rrugës, do ta marrin shërbimet, askujt nuk I intereson”.

    “40 minuta kërkojmë parking. Është kaos, kaos”.

    “Jemi të dëshpëruar, në këtë kohë mos organizimi maksimalisht është. Duhet diçka të organizojnë këtu. Kot sillemi nëpër parking, kot japim para. Të paktën të jemi të sigurt se ku do parkohemi dhe të gjejmë parking lehtë”.

    “15 minuta kërkuam parking, 15 minuta pritëm për pagesën e parkingut, llogarite gjysmë ore humbëm për parking. Nuk ja vlen aspak, por ja që duhet patjetër me radhë”.

    ALSAT drejtoi pyetje deri te ndërmarrja publike “Parkingu i Qytetit” nën kompetenca të së cilit është menaxhimi i parkingut të Qendrës Klinike, megjithatë përgjigje nuk morëm. Gjatë kohës së pandemisë, dy parkingjet ekzistuese brenda kompleksit u zgjeruan nga 6.000 m2 në 20.000 m2. Parkingu i Qendrës Klinike “Nënë Tereza” në Shkup është i hapur 24 orë./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Pandemia, mërgimtarët kanë dërguar më pak para

    Lajmi i rradhës

    Kjo është arsyeja pse gjatë verës keni dhimbje të madhe të këmbëve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë