QShP në Tetovë bën thirrje të mos përdoret uji për pije te Banjat e Tetovës

    Nga Qendra për Shëndet Publik Tetovë bëjnë të ditur se uji mineral në kthesën te vendi i quajtur Banjat e Tetovë nuk është i sigurt për pije, përcjell Nistori.

    “Sipas analizave nuk është i përshtatshëm për përdorim për shkak të rritjes së numrit të baktereve koliforme, Escherichia coli dhe enterokokeve. Rekomandohet që qytetarët të mos e përdorin ujin për pije deri në njoftimin e radhës.” – thuhet në njoftimin e komunës.

    Andaj nga Qendra apelojnë që ujin mineral të banjës së Tetovës, qytetarët të mos e shfrytëzojnë për pije deri në njoftimin e ardhshëm. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Korrupsioni nuk ka të ndalur në Maqedoni, Qeveria pesë milionë euro për makina

    Lajmi i rradhës

    Gratë e funksionarëve, Fatmir Bytyqit dhe Eroll Musliut marrin 600 mijë euro për projekte

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë