Qëndrimi për një kohë të gjatë përpara ekraneve elektronike, ndikon negativisht në aspektin social

    Qëndrimi për një kohë më të gjatë përpara ekraneve të pajisjeve elektronike mund të ndikojë negativisht në aspektin social dhe mund të përcillet edhe me agresivitet tek fëmijët, thonë ekspertët, të cilët bëjnë thirrje që të reduktohen orët e qëndrimit përpara ekraneve. Logopedia, Ajshe Beqiri, thotë se nxënësit që gjatë pushimeve verore kalojnë më së shumti kohë përpara ekraneve, duhet të kenë parasysh se një gjë e tillë ndikon negativisht në trurin e njeriut dhe në të gjithë organizmin. Ajo thotë se pas pandemisë është shënuar rritje edhe tek numri i rasteve të bulizmit në internet.

    Poashtu edhe lind këtu agresiviteti, pasi fokusohen vetëm në një lojë apo aplikacion dhe kjo krijon varshmëri që ndikon negativisht në trurin tonë dhe në të gjithë organizmin….02:44 Në fushën psikologjike mund të na lindin sjellje joadekuate për nxënësin, pastaj lind agresiviteti ku më pas atë agresivitet e shfaqin në shtëpi por edhe në ‘cyber bullingun’  e shfaqin agresivitetin edhe në internet…  nëse ato janë viktima, atëherë kemi pasoja më të rënda ku nxënësi mund të shkon nxënësi depresion, mund të izolohet prej familjarëve dhe shoqërisë dhe në rastet më të rënda mund të vjen deri në vetëvrasje, por për fat të keq sipas statistikave është tejet numri më i madh gati 23 për qind është rritur numri i rasteve përreth 23 për qind,” tha Ajshe Beqiri, Logopede klinike.

    Edhe pse shfrytëzimi i teknologjisë, ka edhe veti pozitive, ku tek fëmijët inteligjentë mund të zhvillojë edhe më shumë intelegjencën, oftamologu Bekim Tateshi thotë se sikur gjithçka tjetër në jetë, nëse edhe kjo gjë teprohet shkakton komplikime dhe probleme tek shikimi.

    “Shikimi gjatë kohë, në një distancë të vogël, te njeriu…. shkakton një ngërç akomodativ i cili mund të kalojë në dobësim të të pamurit larg dhe afër, mund të paraqitet me dhimbje të pajustifikueshme, nuk mund t’i lidhin fëmijët dhimbjet e kokës.  Ngërçet akomodative ndonjëherë janë edhe përgjegjës për paraqitjen e ezotropisë, ikjes së syrit, për brenda më shpesh. Madje kam pasur një rast një fëmijë që sipas të dhënave të nënës ka ndejt 7-8 orë në ditë dhe erdhi deri në gërçin akomodativ dhe paraqitja e strabizmit e cila në fund mbaroi me operacion,” u shpreh Bekim Tateshi, Oftamolog.

    Ai sqaron se njeriu është i formuar për të parë larg dhe vetëm kur keni shikimin larg mund të bëhet relaksimi i të gjithë muskujve që janë përgjegjës për mprehtësinë e të pamurit dhe pastrimin e fotografisë që e kemi afër. Në këto raste rekomandon që qëndrimi përpara ekraneve duhet të bëhet me pauza, ku të paktën pas çdo ore të kaluar përpara ekraneve duhet pushuar minimum 15 minuta. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Profesioni më i paguar në Maqedoninë e Veriut

    Lajmi i rradhës

    “Pengmarrja e diplomës” ul interesimin për mjekësi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë