QEVERI TEKNIKE NË SHKURT, ZGJEDHJET NË MUAJIN MAJ – Opozita thotë se LSDM nuk ka kredibilitet për të udhëhequr vendin

    Qeveri teknike në muajin shkurt, zgjedhjet në maj, LSDM nuk ka legjitimitet për ta udhëhequr vendin, thuhet në deklaratën partiake të opozitës maqedonase VMRO-DPMNE, përcjell Nistori.

    “Vendi është në krizë ekonomike, shëndetësore dhe energjetike. LSDM është fajtori kryesor për gjendjen e keqe në të cilën ndodhet vendi dhe ata nuk mund të jenë të zgjedhurit. Duhen ndryshime që vendi të dalë nga kriza. Sepse edhe LSDM-ja edhe BDI-ja kanë deklaruar se duan kryeministër shqiptar dhe nëse përpjekjet e tyre janë realiste dhe jo të shtyra nga motive të tjera. VMRO-DPMNE propozon Afrim Gashin për të udhëhequr qeverinë e cila do t’i organizojë zgjedhjet dhe ai do të ketë mbështetje nga opozita. Menjëherë pas kësaj duhet të formohet qeveria teknike dhe zgjedhjet të caktohen në muajin maj. Nëse LSDM-ja dhe BDI-ja refuzojnë, kjo do të tregojë se gjithçka që ata bëjnë është thjesht folklor i pastër për të vjedhur dhe gënjyer. Për të grabitur të varfërit në Tetovë, Berovë, Gostivar dhe Shtip nën petkun e nacionalizmit.” – thekson opozita.

    Është koha që korrupsionit dhe krimit t’i ndërpritet rruga dhe kjo është një nga arsyet më të mëdha pse duhen zgjedhje të parakohshme parlamentare në muajin maj. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Vazhdon konfiskimi i mjeteve piroteknike, MPB me aksion në Kumanovë

    Lajmi i rradhës

    Gjermania: Media shtetërore ruse po operon pa licencë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë