Qeveria demanton akuzat e Greqisë: e respektojmë Marrëveshjen e Prespës

    Qeveria e RMV-së ka hedhur poshtë akuzat e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis për gjoja shkelje të Marrëveshjes së Prespës, akuza të bëra në mbledhjen e Këshillit të Bashkimit Evropian

    Në njoftimin e Qeverisë së Maqedonisë thuhet se shteti vazhdon t’i respektojë obligimet e marra nga Marrëveshja e Prespës në të gjitha aspektet e saj, përfshirë përdorimin e emrit “Maqedoni” si dhe emrin “Maqedonia e Veriut” në formatet dhe rastet e duhura të përcaktuara nga Marrëveshja dhe Kushtetuta e shtetit.

    Në të thuhet se detyrimet e marra janë rrugë të dyanshme dhe duhet të merren parasysh edhe detyrimet e Greqisë fqinje që nuk janë përmbushur.

    “Gjithashtu, duam të theksojmë se procesi i integrimit evropian vazhdon të jetë prioriteti ynë i rëndësishëm. Ne kemi besim se progresi dhe kontributi ynë për stabilitetin dhe sigurinë rajonale, si dhe përkushtimi ynë për reforma, do të vlerësohen siç duhet nga Bashkimi Evropian”, thuhet në reagimin e Qeverisë.

    Ky reagim vjen pas një deklarate të Ministrisë së Punëve të Jashtme greke ku thuhet se Qeveria e RMV-së po i rikthehet veprimeve të së kaluarës që tregojnë për irredentizëm dhe mosnjohje të plotë të historisë.

    Lajmi Paraprak

    Kirurgu i cili dëshiron të bëhet lider i opozitës në RMV, po operon fshehurazi në biznes

    Lajmi i rradhës

    Zëri i romëve në RMV gati i padëgjuar politikisht!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë