Blihen pajisjet më të sofistikuara mjekësore për kovid qendrat | Filloi shpërndarja dhe instalimi i tyre

    Foto ilustruese

    Ministria e Shëndetësisë kumtoi se janë blerë pajisjet mjekësore më të sofistikuara si pjesë e projektit për menaxhim urgjent të krizës së shkaktuar nga Kovid-19, të financuara me kredi nga Banka Botërore.

    Gjatë ditës së djeshme, siç është theksuar, filloi shpërndarja dhe instalimi i pajisjeve dhe ato tashmë janë instaluar në Institutin për sëmundjet e mushkërive tek fëmijët – Kozle, Shtip, Strumicë, Kumanovë dhe Gjevgjeli, dhe gjatë ditëve në vijim do të përfshihen të gjitha institucione të tjera në përputhje me furnizimin e pajisjeve mjekësore.

    Këto janë 17 pajisje me ultratinguj dhe 17 aparate rentgen që ofrojnë teknologji moderne dhe të azhurnuar në dispozicion të profesionistëve shëndetësorë për të zbuluar, diagnostikuar dhe trajtuar pacientë të infektuar me virus, si dhe sëmundje të tjera. Teknologjitë inovative të pajisjeve janë krijuar për të siguruar rezolucion më të lartë, kanë procesorë të përparuar për transmetimin dhe marrjen e sinjaleve, si dhe diagnostifikim shumë të ndjeshëm dhe të saktë përmes sistemit eko. Të gjithë këta parametra përmirësojnë ndjeshëm përvojën diagnostike. Sistemi i motorizuar digjital i imazheve rentgen me lëvizshmëri inteligjente, si dhe manipuluesi bionik që krijon gamën më të gjerë të mbulimit, plotëson parametrat e dëshiruar në mjedisin inovativ klinik, informon MSH-ja.

    Investimi i vazhdueshëm në sistemin shëndetësor, zbulimi i nevojave të pacientëve duke siguruar pajisje me cilësi të lartë, pajisje lehtësisht të përshtatshme dhe të lëvizshme është një tregues tjetër i arritjes së dëshirës sonë për shërbime shëndetësore të modernizuara, moderne dhe të përballueshme për të gjithë qytetarët e vendit tonë. Instalimi i kovid qendrave mundësoi dyfishim të kapacitetit spitalor ekzistues, siguroi 10.000 m2 shtesë që u vunë në dispozicion dhe 624 shtretër spitalorë shtesë gjatë pandemisë, thuhet në kumtesë./Kohamk/

    Lajmi Paraprak

    Për 1,7% më pak studentë të regjistruar në 2020/2021 në krahasim me vitin e kaluar

    Lajmi i rradhës

    Disa nga masat që duhet të merrni për tu mbojtur nga rrezet ultraviolet

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë