Qeveria do të paguajë 37 mijë euro për enë kuzhine, deputetët do të pijnë në gota të reja kristali

    Qeveria do të rinovohet me enë të reja kuzhine. Shërbimi i Çështjeve të Përgjithshme dhe të Përbashkëta, do të paguajë 37 mijë euro për prokurimin.

    Blihen thika 10 euro copa, pirunët nëntë euro, si dhe lugët nga 6 euro e gjysmë.

    Porositen 125 thika, 190 pirunë dhe 60 lugë, të cilat duhet të jenë prej inoksi.

    Qeveria do të pi në 60 gota të reja kristali. Pjatat kapin çmimin 88 euro për copë. Gjithsej do të prokurohen 240 komplete. Ato duhet të jenë prej porcelani me shkëlqim të lartë, dhe rezistues ndaj gërvishtjes. Të jenë e bardhë me vija ari.

    Qeveria arsyetohet se enët e tanishme janë vjetruar. Enët e reja do të përdoren nga disa institucione, jo vetëm nga Kryeministri.

    “Duke pasur parasysh nivelin e lartë të delegacioneve dhe vizitave të huaja në vend, është më e leverdishme dhe më racionale të sigurohen 30 copë enë kuzhine sesa të paguhen fatura të larta për çdo delegacion të huaj në restorante private të shtrenjta dhe luksoze”, njoftojnë nga Qeveria.

    Kandidati për kryeministër Dimitar Kovaçevski, pas reagimeve të publikut për prokurimin, paralajmëron pezullim të mundshëm të procedurës.

    “Unë do të informohem për këtë prokurim, që ka qenë objekt interesi i publikut dhe nëse prokurimi publik është në fushëveprim dhe në procedurë që nuk i përmbush pritjet e Qeverisë, do ta anuloj atë prokurim”, tha Dimitar Kovaçevski, mandatar.

    Shërbimi i Çështjeve të Përgjithshme prokuron gjithashtu teknikë të bardhë, duke përfshirë grila elektrike dhe me gaz, frigoriferë, ngrirës dhe më shumë. Tenderin prej 37 mijë eurosh e kanë fituar tri kompani: “Eurefi Inzhenering”, “DL Konkord” dhe “Didaks”, të gjitha nga Shkupi. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Arsovska akuzon qeverinë për problemin me ngrohjen qendrore

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë