“Qeveria duhet ta kuptojë se digjitalizimi nuk është e ardhmja, por e tashmja”

    Drejtorja ekzekutive e OJQ-së “Maqedonia 2025”, Nikica Mojsoska Bllazhevski ka reaguar për Alsat në lidhje me shkallën e pamjaftueshme të digjitalizimit në institucionet publike dhe administratën. Sipas saj, qeveria duhet të kuptojë se qasja digjitale në informacion nuk është më e ardhmja, por e tashmja. Dhe është e rëndësishme për funksionimin e pa penguar dhe të shpejtë të sistemit të përgjithshëm.

    “Shembulli më qesharak është kur shkon për të marrë letërnjoftimin për herë të parë në Ministrinë e Brendshme, një institucion që ka të gjitha të dhënat për popullsinë dhe duhet të sjellësh certifikatë të lindjes, diçka që duhet të jetë në regjistrat e tyre. Qeveria duhet të kuptojë se kjo nuk është e ardhmja, por e tashmja”, tha Mojsoska.

    Digjitalizimi është mjet i fortë për të luftuar korrupsionin, por procesi është i ngadalshëm, thotë ajo, por ka ende grupe që nuk i përshtatet. Siç shton ajo, përfitimet e digjitalizimit janë edhe më të mëdha, si për qytetarët ashtu edhe për kompanitë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Pse me kalimin e moshës nisin vështirësitë me gjumin

    Lajmi i rradhës

    A korrupton pushteti?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë