Qeveria e Kosovës propozon shtesat për policët

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e mbajtur ka dhënë propozimin për shtesat për policë.

    Kurti njoftoi se shtesat do të fillojnë të përfshihen që nga paga e muajit nëntor, transmeton Telegrafi.

    “Pas shqyrtimeve dhe analizave që kemi bërë me ministritë përkatës, si qeveri kemi ardhur deri te propozimi për shtesat e rrezikshmërisë për pjesëtarët e Policisë së Kosovës të cilën do ta prezantoj sot para jush. Në këtë propozim përfshihen gjithsej 7 kategori të pozitave në Policinë e Kosovës, të cilat janë subjekt i shtesave të rrezikshmërisë. Shtesat për njësitë elitare (Njësia Speciale Intervenuese, Njësia për Ndërhyrje të Shpejtë dhe Njësia për Mbrojtje të Afërt), janë nga 150 euro shtesë pagës bazë. 120 euro shtesë për Njësitë Speciale Operative, K-9 dhe njësia për eksplozivët dhe deminim. Pjesëtarët e patrullave kufitare do të përfitojnë nga 100 euro në muaj, ndërsa pjesëtarët e hetuesisë nga 75 euro shtesë në muaj. Ekipet reaguese dhe patrullat, që njëherazi përbëjnë edhe numrin më të madh të Policisë së Kosovës, do të marrin nga 60 euro shtesë në muaj. Kurse, policëve që angazhohen për sigurimin e objekteve dhe ata në menaxhim të operacioneve, do t’ju ndahen nga 50 dhe respektivisht 45 euro shtesë të rrezikshmërisë”, tha ai.

    Kryeministri deklaroi se “kjo zgjidhje merr parasysh në veçanti situatën e tensionuar në veri të Kosovës dhe do të vazhdojë për aq kohë sa të jetë e nevojshme”.

    Kurti  pohoi se propozimi për kategorizim është bërë në mënyrë të kujdesshme. 

    Lajmi Paraprak

    Scholz: Kurti ka premtuar se do të bëjë Asociacionin

    Lajmi i rradhës

    Nga java e ardhshme fillon llogaritja dimërore e kohës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë