Nga java e ardhshme fillon llogaritja dimërore e kohës

    Llogaritja dimërore e kohës nis këtë të diel dhe natën ndërmjet 28-29 tetorit, akrepat e orës do të kthehen një orë pas.

    Në orën 3:00 të mëngjesit, akrepat e orës duhet të kthehen një orë pas, pra në orën 02:00, që është në përputhje me Aktin e Llogaritjes së Kohës.

    Duke u kthyer në kohën e dimrit, dielli do të lindë dhe do të perëndojë më herët, ndërsa natën kur orët do të kthehen prapa, shumë njerëz do të flenë një orë më shumë. Gjithashtu, ditët do të kenë më pak dritë pasdite.

    Koha e kursyer fillon në fundjavën e fundit të marsit dhe përfundon në fundjavën e fundit të tetorit.

    Futja e të ashtuquajturës ‘Koha e kursimit të ditës’ fillimisht u propozua për të kursyer energji si “Daylight Saving Time” (DST). Kjo u sugjerua për herë të parë nga Benjamin Franklin në 1784 në një ese që ai ua dërgoi redaktorëve të një gazete parisiene. Kalimi u krye zyrtarisht për herë të parë në një pjesë të Kanadasë në vitin 1908, e ndjekur nga vende të tjera.

    Në mars 2019, Parlamenti Evropian votoi për heqjen e rregullave të orës verore dhe dimërore. Votimi kaloi dhe përparoi në Këshillin Evropian, por u ndal me kaq dhe vendimi nuk u zbatua kurrë.

    Ndikimi në shëndet

    Llogaritja verore e kohës u krijua për t’u dhënë njerëzve një orë shtesë të ditës, por realiteti është se ndërsa dimri afrohet dhe nata bie më herët, shumë njerëz e fillojnë dhe e përfundojnë ditën e tyre të punës në errësirë, me pak mundësi për të kaluar kohë në dritën e diellit.

    Është ky lloj ndryshimi që mund t’i bëjë disa njerëz të ndihen në depresion. Ekspertët shpjegojnë se çrregullimi afektiv sezonal (SAD) është një lloj depresioni që vjen dhe shkon me ndryshimin e stinëve.

    Zhvendosja e orës mund të prishë pasqyrën hormonale dhe të shkaktojë një sërë problemesh, si dhimbje koke, nervozizëm dhe depresion, por edhe të shkaktojë lodhje kronike dhe ndjeshmëri ndaj ndryshimeve të kohës.

    Është shumë e rëndësishme ta ndiqni orën tuaj të brendshme natyrale. Prandaj, ekspertët këshillojnë që të ekspozoheni në dritë sa më shumë gjatë ditës dhe përdorni një dritë që nuk do t’ju zgjojë në mbrëmje.

    Përveç kësaj, shmangni vaktet e rënda dhe alkoolin në mbrëmje, pasi ato ndikojnë negativisht në ekuilibrin e hormoneve. Për ta shmangur pagjumësinë, pini kafe jo më vonë se ora 17:00.

    Lajmi Paraprak

    Qeveria e Kosovës propozon shtesat për policët

    Lajmi i rradhës

    Vdes 16-vjeçarja në Tetovë, rrethanat të paqarta

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë